Ekspozitë me problemet arkitektonike të Tiranës në Akademinë e Arteve
Problemet arkitektonike dhe struktura urbane që të ofron kryeqyteti i Tiranës por të para nga syri i një artisti dhe të punuara në miniaturë janë krijimet që sillen për publikun në ekspozitën "Maket" pranë Akademisë së Arteve. Një ekspozitë që për kuratorin Adrian Isufi percjell një mesazh social.
"Maket" përqendrohet në realizimet e objekteve tre dimensionale të cilat të sjella në miniaturë përfshijnë që nga pallatet gjigande të cilat zenë hapësirat publike dhe deri tek ajri i rënduar i Tiranës.
Autorë të veprave të ekspozuar janë studentë të Akademisë së Arteve të Ateliesë së Multimedias dhe Pikturës.