E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë me punimet e të burgosurve

Tirane, 9 dhjetor, NOA – Neser do te hapet ne Tirane nje ekspozite me punimet artistike te personave me liri te kufizuar.Ështe zgjedhur 10 dhjetori, Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut per te zhvilluar ceremonine e ekspozites.

Aktiviteti do te zhvillohet ne oren 11:00, ne Qendren Kombetare te Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes (QKMBM), te Shtepia Qendrore e Ushtrise.

Ky aktivitet behet ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve. Aktiviteti pasqyron punen nje vjeçare krijuese te kryer nga vet te paraburgosurit dhe te denuarit.

Drejtuesit e Drejtorise se Burgjeve thone se aktivizimi i tyre ne te tilla aktivitete, eshte ne funksion te objektivave dhe vizionin e sistemit te vuajtjes se denimit per rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave me liri te kufizuar.

Ekspozimi i punimeve synon nder te tjera, te terheqe vemendjen e individeve artdashes, duke i ftuar ata te kontribuojne per kete kategori.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›