Çifti Berisha viziton në maternitetin e Lezhës 21 vjeçaren nga Velipoja

Lezhe, 13 dhjetor, NOA/ Irma Toptani - Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri Berisha, vizituan sot ne Lezhe 21 vjeçaren Violeta Marku nga Velipoja, e cila mbremjen e se shtunes solli ne jete nje djale, e asistuar edhe nga ekipi mjekesor gjate lindjes se foshnjes se saj. Gjate vizites, Zonja Berisha i beri disa dhurata Violetes per te birin, ndersa kryeministri i uroi jete te gjate dhe te lumtur djalit te porsalindur te familjes Marku. “Zonja me thote se kur varka nuk shkonte me tutje, banoret i kane transportuar ne krah se bashku me mamite, sepse nuk kalohej. Kjo eshte vertete nje sakrifice e madhe, por rezultati eshte i kenaqshem”, theksoi kryeministri duke shprehur mirenjohjen per ekipin mjekesor, i cili mesnaten e se shtunes ne nje terren jashtezakonisht te veshtire ia doli te arrije ne kete familje, e te asistoje ne lindje duke shpetuar jeten e nenes e te foshnjes.
Ne nje prononcim per mediat shefi i qeverise tha se “Violetes dhe djalit te saj dua t’u uroj jete te gjate, shendet, gezime, te rritet i lumtur me prinderit dhe gjithe familjen e tij. Mirenjohje shume te madhe dua t’i shpreh ekipit mjekesor, i cili ne mesnate, me varke dhe ne nje terren jashtezakonisht te veshtire, ia doli te arrij ne familjen e Violetes, te asistoje ne lindjen e saj dhe te shpetoje dy jete, te nenes dhe te femijes. Kjo eshte nje dhurate e madhe qe ky ekip, me sakrificen e tij, i beri vendit dhe çdo qytetari. Ne rast se Violeta nuk do te ndihmohej do te ishte brenge jashtezakonisht e madhe”, u shpreh kryeministri.
Ne kontekstin e emergjences zoti Berisha ka falenderuar te gjithe ekipet mjekesore te vendit dhe te kesaj zone, te cilet i jane pergjigjur urgjencave ne kete situate emergjence, ku zonat e qarkut te Shkodres u shnderruan sikunder tha ai ne liqen.
“Po te hedhesh syte nga Torovica drejt Bushatit te krijohet pershtypja se nje valezim deti ndalon te diga e Torovices. Te tilla jane permasat e kesaj permbytje, por edhe perpjekja jone per te shmangur pasoja fatale mbi jeten e njerezve eshte e jashtezakonshme. Kjo vjen e para, te tjerat i zgjidhim”, tha kryeministri duke i uruar Violeta Markut dhe familjes se saj Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me nje djale si drita.
mit/NOA