Ekspozitë për 100-vjetor

Në vazhdimësi të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës organizon një ekspozitë me vepra pamore të disa prej autorëve të njohur shqiptarë.
Ekspozita hapet të martën me fillim nga ora 18, në hapësirat e objektit të ASAHK, në Prishtinë.