Marin, ‘dështaku’ i Chelseat

Kushtoi 8 milionë euro kur iu bashkua klubit gjatë afatit kalimtar të verës nga Werder Bremen, por ka luajtur vetëm 21 minuta me fanellën e Chelseat.
Mesfushori Marko Marin assesi nuk po gjen vend në ekipin e Roberto di Matteos. Andaj, sipas medieve gjermane ai është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit në Bundesligë, gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe pse vetëm si huazim.
Së fundmi spekulohet se Marin ka zgjuar interesim nga Borussia Moenchengladbach që e kërkon atë për pjesën e dytë të sezonit.