E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vështrim mbi Ballkanin dhe historinë

Botimet

Një vështrim perëndimor mbi historinë e Ballkanit. Kështu mund të cilësohet monografia shkencore, “Ballkanet mes tri perandorive”, e autorit Liman Varoshi. Libri, publikuar nga shtëpia botuese “Naimi”, sjell një vështrim të historianit mbi popujt e Ballkanit dhe historisë së tyre të mbushur me konflikte. Sipas tij, kjo ka arsye objektive, por më shumë është e lidhur me militarizimin ideologjik tradicional të shkencave kombëtare të tyre. është fakt se historianët ballkanas nuk janë mësuar jo ta pohojnë njëri-tjetrin, por as ta dëgjojnë njëri-tjetrin, dhe kjo ka pasur pasojat e veta edhe në mendësinë e edukimit arsimor shtetëror.

Në librin “Ballkanet mes tri perandorive” të Liman Varoshit bëhet një përpjekje që historia e Ballkanit të vështrohet si një e tërë dhe e ndërkushtëzuar. Baza faktologjike e librit përbëhet prej burimesh perëndimore, kryesisht të kryeqendrave ku janë marrë vendimet për fatet e popujve ballkanas. Gjithashtu, janë referuar edhe mendime të kolegëve kërkues në vendet fqinje, sepse kurrë një histori nuk mund të jetë e plotë pa vështrimin e tjetrit, qoftë ky dhe një vështrim jodashamirës dhe kundër një pikëpamjeje shkencore kombëtare të ngulitur.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›