Ekspozohen për herë të parë objektet personale të Fishtës
TIRANE- Marrë nga koleksione personale, në përkujtim të Fishtës janë ekspozuar edhe dorëshkrime, letër-këmbime, fotografi, medalje, që dëshmojnë aktivitetin letrar të rilindasit, por edhe jetën e tij politike. Ekspozita është konceptuar në dy pjesë. Në njërën ku pasqyrohet jeta e tij përmes fotografive, librave e objekteve personale kurse në pjesën e dytë të ekspozitës pasqyrohet veprimtaria e poetit në fushën e letrave.
I pranishëm në çeljen e ekspozitës, ishte dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Ministri bëri me dije se shtëpia e At Gjergj Fishtës, në fshatin Fishtë, në Zadrimë të Lezhës do të rikonstruktohet dhe do të shndërrohet në një muze bashkëkohor ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e vendosjes në skenë për herë të parë të një vepre të Fishtës nga Teatri Kombëtar.
Për shkak të represionit të ish regjimit ka qenë e vështirë gjetja e sendeve personale dhe fotografive të Gjergj Fishtës. Në vitin 1945 filloi represioni sistematik ndaj klerikëve në Shqipëri e në veçanti ndaj veprës së tij. Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor. Teolog, shkrimtar historian, pedagog, filozof, piktor dhe deputet. Është shqiptari i parë i kandiduar për Nobel dhe përfaqëson letrarin shqip në gjithë madhërinë e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)