Ekspozon në vendlindje fituesi i “Arte Odissea”
Piktori Elio Bajramaj është paraqitur këto ditë në galerinë e arteve “Jozef” në Durrës, pas një mungese 15-vjeçare. Artisti nga Durrësi prej 10 vitesh jeton dhe punon në Romë dhe shquhet për shumëllojshmërinë stileve e teknikave që përdor për të përcjellë mesazhet dhe emocionet e tij. Mbi 70 punime kryesisht në përmasa shumë të mëdha sjellin kompozime të pasura me elementë njerëzorë, ndërsa në vepra të veçanta ndihet nostalgjia për vendlindjen. Peizazhet dhe portretet e tij janë punuar me një gamë të madhe ngjyrash, duke i trajtuar subjektet herë me naivitet dhe herë në mënyrë tradicionale.
Në ekspozitën e hapur në galerinë e arteve “Jozef”, piktori 27-vjeçar ka prezantuar punime të 10 viteve të fundit. Piktori Elio Bajramaj ka hapur ekspozitën e parë personale në Durrës në vitin 1993, kur ishte nxënës i piktores Shpresa Beqiri. Më pas ai ka studiuar në Akademinë e Arteve të bukura në kryeqytetin e Italisë, ku vazhdon të punojë dhe të jetojë. Bajramaj ka marrë pjesë në 13 ekspozita personale dhe kolektive në Shqipëri, Itali, Austri dhe SHBA. Në vitin 1999 ai ka fituar çmimin e qytetit të Termolit, ndërsa vitin 2004 është bërë fitues i çmimit të kritikës dhe publikut “Arte Odissea”. Ekspozita e piktorit Bajramaj do të hapet pas disa ditësh edhe në Tiranë, ndërsa në mesin e muajit tetor ai do të hapë një tjetër ekspozitë personale në Itali.