E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, miratohen ndryshime mbi paketën e shitjes

Shtyrja e afatit nga METE që i bëri tenderit për privatizimin e OSSH-së nga data 15 shtator në 29 shtator, është miratuar dje edhe nga qeveria. Këshilli i Ministrave miratoi dje në mbledhjen e radhës disa shtesa e ndryshime “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime OSSH”. Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, “Çmimi i blerjes”, ndryshohet, si vijon: “Oferta financiare do të përmbajë çmimin e ofertuesit (Çmimi i kufizuar i blerjes), që duhet të shprehet si një sasi fikse, në euro, për t’u paguar për blerjen e shtatëdhjetë e gjashtë për qind (76%) të aksioneve të OSSH-së, bazuar në ndryshimin e kufizuar të marrëveshjes së blerjes së aksioneve. Oferta financiare mund të përmbajë, gjithashtu, një çmim indikativ blerjeje (“Çmimi i hapur i blerjes”) për t’u paguar në bazë të ndryshimit të hapur të marrëveshjes së blerjes së aksioneve. Ky vendim sqaron se pas hapjes së secilës ofertë teknike, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shqyrtojë ofertat teknike për të përcaktuar nëse ato janë të plota dhe në përputhje me udhëzimet për ofertuesin. Marrëveshja e blerjes së aksioneve mund të paraqitet me një ndryshim të hollësishëm (projekti aktual i propozuar dhe jo koncepte të përgjithshme) (“Ndryshimi i kufizuar”), të nënpikave të mëposhtme (“Seksionet e kufizuara”). Ndërkohë që “Vulosja dhe shënimi i ofertës”, afati “15 shtator 2008” zëvendësohet me “29 shtator 2008”. Projektligji parashikon që pas hapjes së secilës ofertë teknike, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shqyrtojë ofertat teknike, për të përcaktuar nëse ato janë të plota dhe në përputhje me udhëzimet për ofertuesin. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të ketë tri (3) ditë kohë nga data e hapjes së ofertave financiare për t’i vlerësuar ato. Ofertat financiare renditen në bazë të çmimit të kufizuar të blerjes, që përmbahet në këto oferta financiare, nga çmimi më i lartë në atë më të ulët. Po kështu, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pas vlerësimit të të gjitha ofertave teknike, ua njofton rezultatin të gjithë ofertuesve, së bashku me datën, kohën dhe vendin e hapjes së ofertave financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›