Ekstradimi i Kumbaros vendoset më 10 shkurt
28/01/2009 Gjykata londineze do të marrë vendimin për të ekstraduar ose jo të akuzuarin
Prokuroria shqiptare e kërkon për zhdukjen e Remzi Hoxhës
LONDËR- Për ekstradimin në Shqipëri të Ilir Kumbaros, gjykata londineze do të vendosë në datën 10 shkurt. Ditën e djeshme përfaqësues të palës shqiptare në gjykatën e Londrës, që shqyrton çështjen e ekstradimit të Ilir Kumbaros, paraqitën katër prova të pakundërshtueshme që sipas tyre vërtetojnë se personi që kërkohet të ekstradohet është pikërisht i kërkuari nga drejtësia shqiptare, Ilir Kumbaro. Personi që sipas drejtësisë shqiptare është ish-zyrtari i SHIK-ut, i vënë nën akuza për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, pretendon se quhet Shaqa Shatri dhe është me origjinë ish- jugosllave. Gjatë paraqitjes së provave, policia tregoi se në momentin e arrestimit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një leje për drejtim automjeti me emrin Indrit Kumbaro, që sipas dokumenteve në Shqipëri, është pikërisht djali i Ilir Kumbaros. Ndërkohë që është gjetur edhe një pasaporte ish-jugosllave me emrin Shaqa Shatri, me origjinë nga Kosova. Por pas verifikimeve ka dalë se në Kosovë jeton një person me emrin Shaqa Shatri dhe mbi të arrestuarin është ngritur edhe akuza e përvetësimit të identitetit. Në vijim të ndryshimit të identitetit, është verifikuar se edhe vëllai i Kumbaros, i quajtur Dashamir Kumbaro, është paraqitur pranë autoriteteve britanike për të kërkuar azil, me emrin Dashamir Shatri. Ndërkohë që mësohet se sipas procedurave gjykatësi e jep vendimin përfundimtar pas dy javëve. Kjo është seanca më rëndësishme e të gjithë këtij procesi të bllokuar ekstradimi, pasi do të sqarohet çështja e identitetit. Nëse gjykatësi bindet nga provat e paraqitura, ai mund të vendosë që personi përpara tij është Ilir Kumbaro, duke i hapur dritën jeshile shqyrtimit të kërkesës për ekstradim, ose të thotë që ai është Shaqa Shatri dhe ta lerë të lirë. Ndaj shtetasit Ilir Kumbaro është duke u zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda një proces gjyqësor, pasi ai akuzohet se ka zhdukur shtetasin Remzi Hoxha.
Qeveria shkarkon Sefgjinin
Shkarkohet nga detyra Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini. Në vend të Sefgjinit, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave është emëruar Artur Papajani, që mbante postin e drejtorit të Drejtorisë së rimbursimit të TVSH-së në të njëjtën administratë. Duket se shkarkimi i Sefgjinit nga ky post ka qenë i paralajmëruar, pasi gjatë analizës vjetore të këtij institucioni të bërë pak kohë më parë zëvendësministri i Financave, Florion Mima, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj administratës tatimore, të drejtuar nga Arben Sefgjini. Në periudhën 2006-2007, Sefgjini ka qenë Drejtori i përgjithshëm i Përmbarimit. Ai është nën akuzë për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.