E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik fals per vendosjen e nje tritoli ne nje mjet

Nje banor i qytetit te Ballshit ka njoftuar policine se ne mjetin e tij tip Volksvagen me portobogazh me targa TR 8039 H kishte dyshuar se i kishin vendosur lende eksplozive.

Menjehere policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku fillimisht ka izoluar nje territor te gjere me shirit ndersa forca te shumta te policise kane larguar qytetaret nga vendi i ngjarjes.


Ngjarja ka ndodhur ne oret e paradites se marte. Selfo Serjani me profesion inspektor ne degen e tatim taksave te Ballshit pasi ka dale nga shtepia ka qendruar prane nje dyqani ushqimor. N

dersa eshte kthyer tek makina ka pare disa fije elektrike se bashku me nje send te mbeshtjelle rreth radiatorit te mjetit. I alarmuar ai eshte larguar me vrap nga makina per rreth 200 metra dhe ka njoftuar policine.


Shume punonjes te policise se Ballshit kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes ku kane rrethuar te gjithe rrugen kryesore ku ishte braktisur mjeti ndersa ka njoftuar edhe nje mjet zjarrfikes per te qene i gatshem.


Qytetaret jane larguar ndersa nje grup ekspertesh kane nisur te hetojne rreth vendit te ngjarjes ndersa kane pasur kujdes te mos i afroheshin mjetit. Ne keto kushte eshte njoftuar njesia speciale e antikrimit ne Tirane qe merret me cminimin e lendeve eksplozive per te pare me afer situaten.


Rreth ores 1400 ata kane mberritur ne qytetin e Ballshit dhe pasi jane veshur me veshje per te tilla raste i jane afruar vendit ku ishte vendosur si e dyshuar lenda plasese ekspertet kane vertetuar se rreth serbatorit te ketij mjeti ishin vendosur nje sasi gazetash te mbledhura tufe. Policia filloi hetimin per vepren penale te kanosjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›