Si trafikoi Kaci 3 femra ne Kosove

I akuzuari kishte shfrytezuar me pare vajzat ne Tirane dhe me pas nisi per te punuar ne Prishtine
TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbylli hetimet ngarkim te pandehurit 41- vjecar Perparim Kaci i akuzuar per trafikimin dhe shfrytezimin e tre femrave me qellim prostitucioni ne Tirane dhe Kosove.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes te cilet tashme kane dorezuar dosjen prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda e cila pritet te caktoje peseshen gjykuese te dosjes me nr.11.
Ky procedim penal sipas kerkeses per gjykim te perpiluar nga prokurori Eugen Beci nje kopje te se ciles e posedon Shekulli mesohet se nisi ne shkurt te 2010 pas arrestimit te te pandehurit ne Morine te Kukesit.
Arrestimi i 41- vjecarit u krye ne oret e para te mengjesit te 1 shkurtit 2010 pasi po tentonte ti trafikonte drejt Kosoves dy femra me inicialet E.S. dhe M.M. nga rrethi i Dibres me qellim shfrytezimin per prostitucion.
Nga hetimet 10 mujore ka rezultuar se me date 1 shkurt 2010 ne piken e kalimit kufitar te Morinit policia ka zbritur nga autobusi i linjes Tirane-Prishtine dy vajzat me inicialet E.S. dhe M.M. dhe shtetasin Perparim Kaci.
Pasi dyshohej se ky i fundit po i trafikonte dy vajzat per qellim prostitucioni. Pas shoqerimit ne polici vajzat denoncuan Perparim Kacin tutorin e tyre pasi kundrejt dhunes fizike i kishte detyruar dhe shfrytezuar per prostitucion ne Tirane ne hotele te ndryshme. Klientet paguanin per to Perparim Kacin- thuhet ne dosje.
Me te pandehurin vajzat ishin njohur ne nje lokal muzike ne Tiranen ne rrugen Naim Frasheri ku ishin punesuar dhe me pas ishin detyruar qe per rreth tri vite te ushtronin prostitucion kundrejt pagesave te ndryshme. Kaci kishte edhe aktivitet biznesi.
Ishim te detyruara nga dhuna fizike dhe psikike qe te pranonin te shkonim me Perparimin ne Kosove ku do te na punesonte ne nje lokal te shokut te tij Burim Veliu i arrestuar me 10 shkurt 2010 per prostitucion ku do te ushtronim prostitucion.
Parate do ti ndanim bashke-kane rrefyer vajzat. Sipas kerkeses per gjykim prokurori i ceshtjes ka siguruar edhe nje deshmi te nje vajze me iniciale H.J. e cila ishte trafikuar nga i pandehuri ne Kosove ku ishte perdhunuar dhe detyruar te prostituonte per Burim Veliun shokun e te pandehurit.
Prokuroria po ashtu ka siguruar ne gjykate deshmite e tri vajzave qe denoncuan Kacin. Me pas njera prej tyre eshte derguar ne Kosove ndersa dy te tjerat jane ndaluar ne kufi.
Pas arrestimit te Kacit policia ka ushtruar kontroll ne ambientet e biznesit te 41- vjecarit ku ka gjetur dhe sekuestruar nje pistolete te tipit TT. Keshtu qe ne perfundim te hetimeve i pandehuri Kaci eshte derguar ne gjyq per kryerjen e veprave penale te Trafikimit te Femrave dhe Mbajtje pa leje te municioneve luftarake.