E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me thika te Selvia dy te plagosur

Policia identifikon si autore te krimit dy vellezer banore te te njejtes lagje me te demtuarit


Dy persona mbeten te plagosur mbremjen e te shtunes ne afersi te rruges se Dibres prane Selvise nje prej te cileve ne gjendje te rende ndersa policia identifikoi si autore te dyshuar te ngjarjes dy vellezer te cilet u ndaluan nga policia e komisariatit nr.4 ne kryeqytet. Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te Policise se kryeqytetit te cilet pohuan se ngjarja ndodhi ne rrugen e Dibres pas nje grindjeje mes kater personash.


Reshat Qatromi 23 vjec banues ne rrugen Siri Kodra mori plage te renda me thike pas perplasjes se tij dhe nje personi tjeter me te cilin shoqerohej me dy persona te tjere. Autoret e dyshuar te krimit sipas burimeve te policise jane dy vellezer te cilet jane identifikuar nga oficeret e Policise menjehere pas ngjarjes.


Mark dhe Prek Shpendi perkatesisht 22 dhe 20 vjec nga shkodra me banim ne rrugen Siri Kodra jane identifikuar nga policia si te dyshuar per krimin. Ndaj ketyre te fundit policia ka nisur procedimin penal me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentavive me pasoje plagosjen e dy personave krim i kryer ne bashkepunim.


Shkak per ngjarjen mesohet se eshte bere nje konflikt mes paleve i ndodhur pak dite me pare. Burimet e policise thane se dy dite me pare vellezerit Shpendi ishin konfliktuar me Reshat Qatromin dhe nje te aferm te tij per motive banale.


Grindja mes tyre kishte perfunduar keq sipas policise per dy vellezerit Shpendi me origjine nga Shkodra me banim ne rrugen Siri Kodra. Per kete shkak ata kane marre nga nje thike dhe te henen ne mbremje kane takuar Reshat Qatromin dhe te afermin e tij dhe kane nisur te konfliktohen me ta.


Ne grindje e siper sipas policise vellezerit goditen 23- vjecarin Qatromi me thike ne bark duke i shkaktuar atij plage te renda. Po keshtu ata goditen edhe te afermin e tij por sipas burimeve ky i fundit nuk mori plage serioze.


Pas veprimeve te kryera ne vendin e ngjarjes policia identifikoi dy te dyshuarit ndersa menjehere eshte nisur ne banesen e vellezerve per te kryer kontrolle dhe per te arrestuar te dyshuarit. Nderkaq dy te plagosurit u derguan ne spital ku me rende sipas mjekeve paraqitet gjendja e Reshat Qatromit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›