E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet bizneset Morem fund

Shtabi i Emergjencave informon per situaten
13150 ha toke e permbytur
2674 familje te evakuara
2440 shtepi te permbytura

Bashkia Shkoder me pak ndihma nga rrethinat


Lidhur me ndihmat ne Shkoder burime nga Shtabi i Emergjencave bejne te ditur se ka probleme me ndihmat qe po jepen per bashkine. Duke qene se ne krye te cdo komune eshte vene nga nje minister secili prej tyre ka kerkuar te marre sa me shume per zonen qe drejton.


Nje gje e tille ka bere qe zona qe permbledh bashkia e Shkodres te mbetet me shume pak ndihma bejne te ditur burimet. Mesohet se Bashkia e Shkodres eshte nen drejtimin e ministrit Bode


Numerohen mbi 1000 biznese qe jane demtuar nga permbytjet e radhes ne rrethin e Shkodres. Pronare te bizneseve te ndryshme shprehen se pervec ujit deme u jane shkaktuar edhe nga vjedhjet

SHKODR - Renia me rreth 15 cm i nivelit te ujit ne zonat e permbytura nuk ka sjelle ndonje permiresim te dukshem ne situaten e krijuar. Kane vazhduar operacionet e shperndarjes se ndihmave ushqimore buke uje por dhe ushqim per bagetine. Nje demtim te madh kane njohur dhe bizneset ne fshat apo qytet vecanerisht ne kete te fundit.


Vetem zona Xhabije -Ura e Bahcallekut pjese e qytetit te Shkodres ka nje numer treshifror biznesesh te demtuara nga prania e ujit. Aktualisht nuk ka nje evidentim te sakte te numrit te tyre por nisur nga harta e shperndarjes se permbytjeve numri i bizneseve te demtuara eshte mbi 1000 te tille.


Agim Daija pronar i nje fabrike mobiljesh ne Shkoder shprehet se uji ka hyre 1.5 meter dhe pervec makinerive qe jane demtuar dem kolosal i eshte shkaktuar dhe mallit sidomos prodhimeve te perfunduara.
Nuk premtoi koha. Larguam sa mundem por shume mbeti ne uje.


Nuk e di te them sa shkon demi sepse perllogaritjet do te behen pasi te largohet uji por kjo ishte nje fatkeqesi e madhe natyrore. Dem te madh kane pesuar dhe makinerite kam nisur te heq motoret qe ti lavazhoj me shprese qe te jene gati per rifillimin e punes.


Demi eshte i madh per te gjithe. Shteti tek biznesi e ka mbeshtetjen dhe ka shume familje qe jane demtuar shume dhe jane me ne hall se ne. Nga shteti te shihet mundesi e lehtesirave fiskale dhe mospagimit te tatimeve derisa te rehabilitohemi.


Dyqanet e lokalet e shumta ne te gjithe katet e para ne dy anet e lagjes Xhabije pazarit te vjeter Bexhistenit ures se Bunes hotele etj jane demtuar si nga uji ashtu dhe nga pamundesia per te larguar mallin ne kohe.


Duke kaluar kamionet e ushtrise kane krijuar dallge te medha te cilat kane thyer xhama e demtuar qepena te dyqaneve anes rruges ndersa pronaret nuk kane qene aty. Keto demtime kane bere nje malli qe ka qene brenda jo vetem te demtohet nga uji qe ka hyre por dhe nga plackitjet e ndryshme.


Jane pare banore te zones duke nxjerre arkat me mall nga dyqanet tona pasi jane thyer xhamat apo demtuar qepenat prej dallgeve te ujit. I mbyllem me shpresen qe nuk do ti hapnim dhe uji nuk kishte nga te hynte pasi duke qene te mbyllur dhe demi do te ishte me i vogel por ja qe ndodhi ndryshe. Nuk e menduam se do te na demtonin dallget gjate levizjes se kamioneve se do rrinim ketu ne uje shprehet nje tregtar ne rrugen e pazarit te vjeter.


Demet e biznesit jane te tilla qe per shume prej tyre do te thote falimentim. Shumica kane ambiente te marra me qira me kontrata dhe pervec demit ne materialet e biznesit te tyre do tiu duhet tu pergjigjen dhe pronarit te ambientit. Keta te fundit shprehen se veshtire qe do tua marre kush me qira me pronen e tyre ne ate zone pasi nuk ka garanci se nuk mund te perseritet nje situate e ngjashme.


Vera Marishta nga Ana e Malit ka 7 vjet qe eshte vendosur tek lagjja e Livadheve ne qytetin e Shkodres. Ajo tregon se uji i ka shkaterruar gjithcka ndersa se bashku me familjen e saj eshte evakuuar me kamionet e ushtrise dhe ndodhet ne nje prej konvikteve te Shkodres.


Na erdhi uji dhe ne janar por jo aq shume sa tani. Na demshperblyen pak vetem 9 000 leke te reja. Me bashkeshortin tregtojme fruta e perime. U perpoqem te shpetojme ndonje gje por niveli i ujit rritej shpejt dhe askush nuk na lajmeroi. Kerkuam ndihme dhe na thane te largohemi.


Na kane marre me kamion ushtrie. Kam pasur 15 kv ullinj te shtypur qe i kam marre per ti shitur perpara festave rreth 6 milione leke te vjetra mall. Por ka mbaruar. Dhe sikur te kete shpetuar ndopak uji eshte 2 metra dhe ato nuk hahen as shiten se kane mikrobe.


Nuk e di me se do jetojme- thote Vera.
Ndersa Agime Kastrati banore e lagjes Bahcallek tregon se dhe ato pak leke qe paten i kishin investuar ne nje dyqan dhe tani gjithcka ka shkuar dem uji ka demtuar plotesisht dyqanin e mallin por dhe shtepine me cfare kishte brenda.


Hile Pjetri nga fshati Obot ka tre sera me perime ne nje siperfaqe prej 1 dynym e 350 m. Ai tregon se duke u permbytur 5 here brenda nje viti kalendarik nga janari ne dhjetor 2010 biznesi i tij ka falimentuar. shte nje investim 12-vjecar por qe kete vit duket se ka pasur fundin e tij. Ne janar u permbyt fara rasati sic quhet. Na ndihmoi USAID dhe na solli faren falas.


Meqe u soll vone dhe mbjellja u be vone rrjedhimisht dhe prodhimi doli vone. Ne treg sa me heret te dalesh aq me mire fiton se e shet me cmim me te larte. Koha nuk mbajti. U permbytem edhe ne shkurt e prill. Kur doli prodhimi speci shitej me 20 leke/kg shume lire dhe nuk nxirrte asnje fitim.


Na demshperblyen ne shkurt per permbytjet e janarit dhe kjo me ndihmoi te rregulloja seren. Para se te permbyteshim tani ne fund te nentorit se tek ne fillon me pare se kudo e kam shite specin me 120 leke /kg. Gjithe shpresen e kishim tek muajt nentor e dhjetor ku rritet cmimi dhe mund te fitonim dicka.


Por gjithcka mbaroi thote Hile Pjetri duke treguar specin ne dege ndersa shton se ky kur te ike uji dhe te dale dielli kalbet njeheresh nga rrenja duke shkuar plotesisht dem. As fara nuk i merret dot e jo me prodhimi shton Hile Pjetri duke pohuar se tashme biznesi i tij quhet i falimentuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›