E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan prangosen autoret e vrasjes se pronarit te diskos

Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanëvrarë shokun e tyre të ngushtë rreth një muaj më parë. Bëhet fjalë për ekzekutimin e një pronari diskoje në qytetin e Elbasanit, Almir Cani, i cili mori dy plumba në koke. Policia deklaron se autorët e dyshuar janë vëllezërit Olti e Flori Lamçe, shokë me viktimën.
Cani është qëlluar me armë përpara shtëpisë së tij, ndërsa vrasësit dyshohet se më herët e kishin thirrur në telefon. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›