Ekstradohen drejt Italisë 5 shqiptarë, të dënuar për drogë e vrasje

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë pesë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për vepra të ndryshme penale të kryera në këtë vend, përkatësisht:
-Namik Demaj, 61 vjeç, i akuzuar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" dhe i arrestuar më datë 20.04.2012 në Elbasan.
-Myrteza Arifaj, 35 vjeç, i akuzuar për veprën penale të "Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe i arrestuar më datë 27.05.2012 në ne Tiranë.
-Skender Gockaj, 42 vjec, i akuzuar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" dhe i arrestuar më datë 30.04.2012 në Vlorë.
- Adnand Xhelili, 42 vjec i akuzuar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" dhe i arrestuar më datë 30.04.2012 në Vlorë.
-Erjon Xhafa, 33 vjec, i njohur ndryshe edhe si Xhevahir Mernica, i akuzuar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" dhe i arrestuar më datë 19.04.2012 në Fier.
Ekstradimi i këtyre shtetasve është kryer në bazë të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.