Ekstradohen dy shtetas të dënuar nga drejtësia shqiptare
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për shtetasin Besnik (Astrit) Gjon Bungajaj (Leka), 33-vjeç, lindur në Pukë, është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Roma e Italisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 18, datë 10. 01. 2007, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasin Besnik Bungajaj, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese". Shtetasi Bungajaj, në bashkëpunim me shtetasit Kujtim Buçpapaj dhe Sabit Kaja, kanë shfrytëzuar si prostitutë në Shqipëri dhe në Itali, shtetasen E.D.
Ndërkohë , është ekstraduar nga Britania shtetasi Selami Mehmet Çokaj, lindur më 05.08.1973, në Shoshan, Tropojë. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të vitit 2000 e ka dënuar shtetasin Selami Çokaj, me 20 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, arratisje nga burgu dhe vjedhje Banke me armë".
Në vitin 1995, në zonën "b" Fierzë, Tropojë, shtetasi Selami Çokaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Lekë Tetaj. Në fillim të vitin 1997, ky shtetas është larguar nga burgu dhe më 25.05.1997, rreth orës 14:00", në bashkëpunim me shtetasin Sadri Rexha, kanë grabitur Bankën e Kursimeve, dega Paç, Tropojë. Pas ngjarjes autori është larguar nga Shqipëria.