"Europa nuk mund t‘ia dalë mbanë e vetme.
Ndërsa e gjithë bota është mbledhur në Kopenhagën për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar Tokën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tregon se duhet patjetër një marrëveshje ndërkombëtare, e detyrueshme për të gjitha shtetet. "Europa nuk mund t‘ia dalë mbanë e vetme, sfida e klimës na përket të gjithëve"
Zonja kancelare, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pret një marrëveshje historike në Kopenhagën. Edhe ju?
Sigurisht, edhe unë kështu shpresoj dhe po bëj të pamundurën që në Kopenhagën të arrihet një marrëveshje historike. Pastaj, një marrëveshje e detyrueshme për të drejtën ndërkombëtare duhet ta pasojë vitin e ardhshëm.
Sipas ministrit tuaj të Ambientit, samiti do të ketë sukses vetëm nëse 192 vendet e pranishme në Kopenhagën do të angazhohen të kufizojnë me 2 gradë ngrohjen e Tokës. Do të jetë e mundur?
Kjo është çështja kryesore. Të kufizosh ngrohjen e Tokës është masa decizive. Unë jam optimiste mbi mundësinë për të arritur një marrëveshje të tillë. Javën e shkuar fola në telefon edhe me Kryeministrin kinez dhe atë indian.
Deri në vitin 2050 do të duhet të shkurtohen emetimet e CO2 në botë me 50 për qind, ndërsa brenda 2020-ës me 20-30 për qind. A është e sigurt se këto kufizime mund të shpëtojnë klimën në Tokë?
Do të mund t‘i arrijmë këto objektiva ambiciozë nëse vendet e çdo pjese të botës do të bëjnë pjesën që u takon. Gjermania është një avangardë. Në Kopenhagën është në lojë përgjegjësia globale. Asnjë vend nuk mund të heqë dorë nga detyrat. Unë dua t‘u them qytetarëve të mi se mbrojtja aktive e klimës do të përmirësojë edhe të ardhmen tonë ekonomike.
Ju si shkencëtare jeni e sigurt se CO2 është shkaku kryesor i ngrohjes së Tokës?
Nuk ka asnjë dyshim që ekziston një rritje temperaturash, e përshpejtuar nga njerëzit. Gjatë gjithë historisë së Tokës janë vënë re modifikime të klimës, përtej dy gradëve. Por sipas njohurive tona nuk ka pasur kurrë një rritje kaq të shpejtë të temperaturave. Pastaj nuk kemi qenë kurrë kaq shumë banorë sa sot, rreth 6.5 miliardë.
A janë të nevojshme ligjet dhe normat ndërkombëtare mbi emetimet e CO2?
Do të ishte mirë që në nivel botëror të shpërndaheshin certifikata mbi emetimet dhe të kontrollohej respektimi i tyre. Në mënyrë që të ulen emetimet aty ku kushtojnë më pak dhe është më efikase për t‘u bërë.
Cili është kontributi gjerman në Kopenhagën?
Ne si europianë jemi angazhuar për të ulur emetimet e CO2 me 20 për qind në krahasim me vitin 1990. Shpresoj që kontributet e vendeve të tjera të botës do të jenë të tilla, që t‘i lejojë Europës të premtojë një reduktim prej 30 përqindësh. Do të arrijmë rezultate të mira nëse shtetet e tjera impenjohen njësoj si ne. Gjermania është në gjendje të arrijë reduktime deri në 40 për qind. Një opsion tjetër është të fiksojmë në Kopenhagën etapat e ardhshme për limitin e emetimeve, 2025 dhe 2030.
Shkurtimi i emetimeve, sipas llogaritjeve, do t‘i kushtojë Gjermanisë 310 mijë vende pune. Është e qëndrueshme kjo?
Nuk mund të verifikoj nëse këto shifra janë të sakta apo jo. Shumë investime do të na çojnë drejt prodhimeve më eficiente, kostove më të ulëta të energjisë dhe produkteve të reja që stimulojnë rritjen ekonomike. Le të shohim Amerikën: Presidenti Obama inkurajon teknologji të reja ambientale me një angazhim të madh.
Ekonomia gjermane do të ketë më shumë avantazhe se sa dizavantazhe nga ndryshimet për të shpëtuar klimën?
Po mendoj se zhvillimet e ardhshme në kompleks do të na sjellin vetëm avantazhe. Në të shkuarën, futja e teknologjive të reja mike të ambientit ka sjellë rritje. Por nuk do të lejojmë që Gjermania dhe shtetet e tjera europiane të jenë më përpara në hapat për mbrojtjen e klimës, ndërsa të tjerët të mos bëjnë asgjë. Duhet patjetër një marrëveshje botërore për klimën.