Koncesioni i akcizës kalon nga Kuvendi
Qeveria shqiptare miratoi të premten një ndryshim në ligjin "Për akcizat" dhe sanksionoi që kontrata e pritshme për dhënien me koncesion të prodhimit, shpërndarjes dhe kontrollit të pullave të akcizës, të miratohet në Parlament.
"Në rastet kur Këshilli i Ministrave vendos të ofrojë me koncesion pjesë apo të gjithë veprimtarinë, që lidhet me pullat e akcizës, përfshirë dhe kontrollin e tyre, atëherë kontrata koncesionare miratohet nga Kuvendi", thuhet në propozimin e qeverisë. Vendimmarrja kolektive është kthyer në një mekanizëm që përdoret shpesh nga qeveria për të shmangur pasojat e mundshme penale, në rast se del ndonjë problem i tillë. Qeveria mori një propozim të pa kërkuar më herët këtë vit nga një kompani e huaj, e cila kërkoi me koncesion prodhimin e pullave fiskale me numër unik dhe të verifikueshëm pas hedhjes në qarkullim të mallit përkatës. Në shtator, qeveria e pranoi propozimin dhe i dha kompanisë "Sicpa Security Solutions", një bonus prej 5 përqindësh të pikëve të mundshme në një tender që do të zhvillohet së shpejti. Në fillim të dhjetorit, njoftimi për tender u publikua. Pullat e akcizës përdoren në Shqipëri për të verifikuar me lehtësi nëse një paketë cigaresh apo një shishe vere ka paguar akcizën apo është mall kontrabandë. Pullat aktuale kushtojnë aktualisht pesë lekë dhe dallohen nga rripi metalik që ndryshon ngjyrë në varësi të këndit të dritës. Kompania koncesionmarrëse premton të krijojë një sistem më modern në prodhimin e pullave, por ky sistem ka gjasa se do të kushtojë më shumë se sa ai ekzistues, gjë që pritet të transferohet në çmimet e këtyre mallrave në treg. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë problemi kanë pullat ekzistuese dhe për çfarë arsyeje duhet të zëvendësohet sistemi me një më të shtrenjtë. Disa kompani të importimit të duhanit kanë kritikuar qeverinë për "mungesë transparence" në koncesionin për prodhimin e pullave fiskale dhe i kanë sugjeruar asaj përmes Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë (AMCHAM) të hyjë në konsulta për të gjetur një zgjidhje më të mirë për këtë çështje. "Përfaqësues të industrisë së duhanit kanë ngritur problemin e pullës së akcizës, e cila, për shkak të shtypjes në kushte më të larta sigurie, u rrit atyre koston", thuhet në buletinin e fundit zyrtar të AMCHAM. Qeveria nuk ka reaguar ndaj kësaj ankese.
Gj. Erebara