Paraja jashtë bankave rritet me 21 për qind
Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar në Shqipëri ishte 200 miliardë lekë në muajin tetor, me një rritje prej 21 përqindësh në krahasim me 12 muaj më parë, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë. Paraja jashtë bankave është reduktuar me 10 miliardë lekë që nga qershori i këtij viti, kur shënoi edhe pikën më të lartë, por gjendet ende shumë më lart se sa vitet e shkuara. Paraja jashtë sistemit bankar u rrit me më pak se 4 për qind në vit nga 2002 deri më 2007, por u rrit me 26 për qind vitin e kaluar si pasojë e krizës financiare që mbërtheu vendin tonë në tremujorin e fundit.
Baza monetare, e cila përfaqëson monedhat dhe kartëmonedhat në qarkullim dhe që mbahen rezervë në banka, u rrit me 12.4 për qind në muajin tetor në krahasim me tetorin 2008. Baza monetare është reduktuar me rreth 6 miliardë lekë që nga korriku i këtij viti, kur shënoi edhe pikën më të lartë. Baza monetare është rritur me shpejtësi që nga tetori i vitit të kaluar, si pasojë e financimit të bankave të nivelit të dytë me likuiditet nga Banka e Shqipërisë, si dhe nga shpenzimet e larta të qeverisë gjatë kësaj periudhe. Rritja e bazës monetare dhe parave jashtë bankave ka qenë edhe një nga shkaqet e dobësimit të lekut kundrejt euros dhe dollarit gjatë kësaj periudhe. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ka në plan të fillojë tërheqjen e stimulit monetar, gjë që do të thotë se bankat tregtare do të kthejnë borxhet që kanë marrë te Banka Qendrore.