Konfindustria: Çmimi i dritave do na ulë konkurrueshmërinë
Shoqata e Konfindustrisë u shpreh dje e shqetësuar për perspektivën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri nga 1 janari i vitit të ardhshëm, duke thënë se një masë e tillë rrezikon të ulë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun rajonal.
"Pasoja e parë e ndjeshme e rritjes së çmimit të energjisë do të ishte ndikimi i drejtpërdrejtë në uljen e konkurrueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare në krahasim me vendet e rajonit dhe më tej. Kjo, sepse energjia elektrike është njësi bazë e krijimit të kostos së të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve, që varësisht industrive të vendit ndryshon nga 6-25% të kostos së përgjithshme", njoftoi Konfindustria në një deklaratë.
"Konfindustria vlerëson se është e domosdoshme të arsyetohet nga ERE përpara se të merret vendimi për kërkesën e OSSH, sesi është e mundur të kërkohet rritje e çmimit të energjisë elektrike, aq më shumë në shkallën prej mbi 43%, në kushtet kur çmimi i energjisë elektrike është në ulje në tregjet ndërkombëtare si pasojë e uljes së ndjeshme të çmimit të karburanteve të ndodhur në vitet e fundit dhe - të gjendjes mjaft të mirë prej disa vitesh radhazi të prodhimit të brendshëm energjetik", vijon më tej deklarata. ERE pritet të marrë vendimin në lidhje me çmimet e energjisë brenda kësaj jave.