Ekstradohen në Amerikë dy vëllezër shkodranë
Ekstradohen në Amerikë dy
vëllezërit shkodranë, të cilët ishin
në kërkim për trafik të lëndëve
narkotike. Fatbardh dhe Verjan Shtiza
janë dërguar dje në SHBA, ndërkohë që
prej disa muajsh ishin ndaluar në vendin
tonë nga agjentë të FBI-së. Burimet
zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur
se në orën 03:45 të mëngjesit, nga Interpol-
Tirana u krye ekstradimi nga Shqipëria
drejt SHBA-së i Fatbardh dhe
Verjan Shtizës. Sipas informacioneve
zyrtare, në datën 24 qershor 2008, Gjykata
e Distriktit të Nju Xhersit ka lëshuar
urdhrin e arrestit për shtetasit e mësipërm,
për veprën penale të "mbajtjes
dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike".
Ministria e Drejtësisë, më datë 25 shkurt
2009 ka miratuar ekstradimin e shtetasve
të mësipërm, si dhe kryerjen e ekstradimit
brenda datës 20 mars 2009.
Arrestimi i tyre me qëllim ekstradimi
drejt SHBA-së është bërë në datën 04
dhjetor 2008. Ata janë shtetas të lindur e
banues në Shkodër, por që prej disa
vitesh kanë emigruar në SHBA dhe kanë
pasaporta amerikane. Njëri prej tyre
është kapur në një lokal lojërash fati te
Dugajët e Reja në qytetin e Shkodrës,
lokal në pronësi të tyre, ndërsa tjetri
është kapur në banesë. Dy shkodranët
që akuzohen nga drejtësia e SHBA-së
për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike
duket se e kanë kryer këtë aktivitet
në Nju Xhersi, në bashkëpunim me shtetas
të tjerë të këtij vendi. Mësohet se
ata lëviznin vazhdimisht nga SHBA-ja
në Shkodër, dhe aktualisht ndodheshin
në qytetin e tyre të lindjes. Sipas policisë
së Shkodrës, është vepruar në bazë
të procedurave përkatëse të ardhura
nga SHBA, ku kërkohej ndalimi i dy
vëllezërve Shtiza dhe ekstradimi i tyre.