Prokuroria, kritika policisë për zbardhjen e krimeve
Prokuroria ka hedhur akuza
të forta mbi policinë e
kryeqytetit për mangësi
në hetime, ndërkohë që
krimet kundër jetës dhe pronës
kanë ardhur në rritje. Në analizën
për vitin e kaluar, Prokuroria e Tiranës
ngriti shqetësimin e krimeve
në rritje kundër personit dhe
pronës në kryeqytet, veçanërisht
për 6-mujorin e fundit, ku sipas
kryeprokurorit Gent Xholi, vjedhjet
me dhunë po spikasin në fushën
e kriminalitetit.
"Gjatë vitit 2008, në Prokurorinë
e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë
regjistruar 6989 kallëzime penale,
të cilat kanë ardhur në përqindje
më të madhe nga Policia e Shtetit.
Në krahasim me një vit më parë
janë regjistruar 168 kallëzime më
shumë. Nga verifikimi është vendosur
të shqyrtohen 469 raste dhe
mosfillim për 2061 raste, ku aktualisht
259 kallëzime janë mbartur
për vitin 2009. Në krahasim me
vitin 2007 është rritur me 468
numri i atyre rasteve ku është
vendosur mosfillimi i procedimit
penal. Kjo rritje ka ardhur si pasojë
e vëmendjes më të madhe që
është ushtruar për mos studim
dhe verifikim të materialit kallëzues",
u shpreh prokurori Xholi në
fjalën e tij. Më tej, kreu i organit të
akuzës kryeqytetase tha se kjo
tregon për një punë të pamjaftueshme
të shërbimeve të policisë
gjyqësore të drejtorisë së policisë
së qarkut dhe komisariateve
për zbulimin e autorëve të krimit.
Duke pasur në krah jo vetëm
Prokuroren e Përgjithshme, Ina
Rama, por edhe prokurorë të
dosjeve të rëndësishme si ajo e
"Gërdecit" dhe "Durrës-Kukës",
Gent Xholi nuk i ka lënë me kaq
kritikat ndaj policisë. Ndërkohë,
duke iu referuar 920 çështjeve të
pushuara, një shifër kjo e lartë,
Xholi ia vuri fajin policisë së Tiranës,
që sipas tij nuk sjell provat
e duhura. Madje në disa raste, të
implikuar në drogë dhe vrasje,
janë liruar nga mungesa e
provave. "Në rastet kur është
vendosur pushimi për personat e
arrestuar për veprat penale që
kanë lidhje me narkotikët, shkaku
i pushimit ka qenë se nga ekspertimi
i lëndës së sekuestruar
ka rezultuar se ajo nuk ka qenë
lënë narkotike. Në të gjitha të
dhënat e para që disponoheshin,
në momentin e caktimit të masës
së sigurisë nuk ka pasur asnjë dyshim
se lënda e sekuestruar hynte
në kategorinë e lëndëve narkotike
dhe sasia e sekuestruar për secilin
rast ka qenë jo e vogël", është
shprehur Xholi. Më tej, ai ka
shpjeguar se në rastet kur personat
kanë qenë të arrestuar për krime
kundër jetës dhe shëndetit është
vendosur pushimi, pasi janë krye
hetimet dhe nuk është vërtetuar
se ndodheshin përpara veprave
penale qoftë të vrasjes me dashje,
të mbetur në tentativë, apo të plagosjes
së rëndë me dashje.
Pasi ka përmendur njësinë
Task-Force, prokurori i Tiranës,
Xholi, theksoi se për këtë njësi
dosjet më të shumta janë në
lidhje me korrupsionin, më pas
kontrabanda dhe vepra të tjera
penale në fushën e tatimeve. Pas
paraqitjes së statistikave, analiza
vjetore u zhvillua me dyer të
mbyllura, ku nuk mungoi Drejtori
i Policisë së Tiranës, Tonin
Voci, dhe drejtori i Krimit të Organizuar,
Nikolin Bala.
të forta mbi policinë e
kryeqytetit për mangësi
në hetime, ndërkohë që
krimet kundër jetës dhe pronës
kanë ardhur në rritje. Në analizën
për vitin e kaluar, Prokuroria e Tiranës
ngriti shqetësimin e krimeve
në rritje kundër personit dhe
pronës në kryeqytet, veçanërisht
për 6-mujorin e fundit, ku sipas
kryeprokurorit Gent Xholi, vjedhjet
me dhunë po spikasin në fushën
e kriminalitetit.
"Gjatë vitit 2008, në Prokurorinë
e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë
regjistruar 6989 kallëzime penale,
të cilat kanë ardhur në përqindje
më të madhe nga Policia e Shtetit.
Në krahasim me një vit më parë
janë regjistruar 168 kallëzime më
shumë. Nga verifikimi është vendosur
të shqyrtohen 469 raste dhe
mosfillim për 2061 raste, ku aktualisht
259 kallëzime janë mbartur
për vitin 2009. Në krahasim me
vitin 2007 është rritur me 468
numri i atyre rasteve ku është
vendosur mosfillimi i procedimit
penal. Kjo rritje ka ardhur si pasojë
e vëmendjes më të madhe që
është ushtruar për mos studim
dhe verifikim të materialit kallëzues",
u shpreh prokurori Xholi në
fjalën e tij. Më tej, kreu i organit të
akuzës kryeqytetase tha se kjo
tregon për një punë të pamjaftueshme
të shërbimeve të policisë
gjyqësore të drejtorisë së policisë
së qarkut dhe komisariateve
për zbulimin e autorëve të krimit.
Duke pasur në krah jo vetëm
Prokuroren e Përgjithshme, Ina
Rama, por edhe prokurorë të
dosjeve të rëndësishme si ajo e
"Gërdecit" dhe "Durrës-Kukës",
Gent Xholi nuk i ka lënë me kaq
kritikat ndaj policisë. Ndërkohë,
duke iu referuar 920 çështjeve të
pushuara, një shifër kjo e lartë,
Xholi ia vuri fajin policisë së Tiranës,
që sipas tij nuk sjell provat
e duhura. Madje në disa raste, të
implikuar në drogë dhe vrasje,
janë liruar nga mungesa e
provave. "Në rastet kur është
vendosur pushimi për personat e
arrestuar për veprat penale që
kanë lidhje me narkotikët, shkaku
i pushimit ka qenë se nga ekspertimi
i lëndës së sekuestruar
ka rezultuar se ajo nuk ka qenë
lënë narkotike. Në të gjitha të
dhënat e para që disponoheshin,
në momentin e caktimit të masës
së sigurisë nuk ka pasur asnjë dyshim
se lënda e sekuestruar hynte
në kategorinë e lëndëve narkotike
dhe sasia e sekuestruar për secilin
rast ka qenë jo e vogël", është
shprehur Xholi. Më tej, ai ka
shpjeguar se në rastet kur personat
kanë qenë të arrestuar për krime
kundër jetës dhe shëndetit është
vendosur pushimi, pasi janë krye
hetimet dhe nuk është vërtetuar
se ndodheshin përpara veprave
penale qoftë të vrasjes me dashje,
të mbetur në tentativë, apo të plagosjes
së rëndë me dashje.
Pasi ka përmendur njësinë
Task-Force, prokurori i Tiranës,
Xholi, theksoi se për këtë njësi
dosjet më të shumta janë në
lidhje me korrupsionin, më pas
kontrabanda dhe vepra të tjera
penale në fushën e tatimeve. Pas
paraqitjes së statistikave, analiza
vjetore u zhvillua me dyer të
mbyllura, ku nuk mungoi Drejtori
i Policisë së Tiranës, Tonin
Voci, dhe drejtori i Krimit të Organizuar,
Nikolin Bala.