E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen nga Interpoli dy të kërkuar për vrasje

Interpol Tirana ka arritur të ekstradoi ditën e djeshme dy të kërkuar për vrasje. Bëhet fjalë për Ton Rrokun, i cili është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkodrës për vrasjen e Çesk Ndosit, si dhe për Afrim Sinanit, i cili është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Kukësit me 20 vite burg për vrasjen e Mehmet Sinanit. Zyra e Interpol Tiranës bënë të ditur se dje, u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Ton Zef Rrroku vjeç 31, lindur në Shkodër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr. 60, datë 28.02.2005, e ka dënuar Ton Rrokun me 10 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Më datë 06.07.1998, Ton Rroku, pas një grindje, për një konflikt të vjetër, ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë Çesk Ndocin. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma më datën 03.11.2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij të kërkuari. Ndërkohë, dy ditë më parë, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Britani e Madhe drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Afrim Ismail Sinani, vjeç 36, lindur në Shëmri, Kukës. Gjykata e Rrethi Gjyqësor Kukës, me vendimin Nr. 104, datë 29.10.1996 e ka dënuar Afrim Sinanin, me 20 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje“. Më datë 04.01.1996, rreth orës 10:00 në fshatin Shëmri, Kukës, Afrim Sinani, në bashkëpunim me Sokol Sinanin, kanë vrarë më armë zjarri Mehmet Sinanin. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën më datën 19.12.2006, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i tij. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas këto dy shtetas i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Dy student në pranga, akuzohen për shitje droge

REGGIO EMILIJA- Atestohen dy studentë shqiptare me akuzën e mbajtjes së drogës. Media italiane bën me dije se dy studentëve iu gjetën edhe rreth 32 mijë euro që besohet janë përfituar nga shpërndarja e lëndës narkotike. Sipas të dhënave nga policia dy të arrestuarit janë Fredi Kasemi, 25 vjeç dhe Xhejai Kola, 21 vjeç. Ata kishin leje qëndrimi të rregullta në Itali për arsye studimi. Hetuesit thanë se shqiptarët vepronin thjeshtë duke i fshehur dozat në tubacionet e godinave ku ishin strehuar. Ata e merrnin më pas lëndën narkotike në varësi të takimit me përdoruesit e drogës të cilëve ia shisnin lëndën narkotike. Njëri nga studentët u kap me 5 gramë kokainë duke ia shitur një përdoruesi ndërsa shqiptari tjetër u ndalua pranë vendi ku kishte fshehur edhe një pajisje të ngjashme me një mulli kafeje e cila përdorej për përpunimin e drogës.

E kërcënon me një pistoletë-çakmak, ndiqet penalisht autori

DURRËS – Sherri për një tub uji, përfundon me kanosjen me pistoletë-çakmak dhe me procedimin e autorit. Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin n Durrësit, ku shtetasit N.K., 50 vjeç, lindur në Kukës e banues në lagjen Nr. 15 Durrës, dyshohet se dy ditë më parë, rreth orës 16:30, pas një konflikti për një tub uji, ka shkuar në banesën e shtetases F.P., vitlindja 1977 dhe me një çakmak në formën e përmasat e pistoletës, e ka kërcënuar për jetën atë dhe familjen e saj e me pas ka thyer xhamin e lokalit në katin e parë të shtëpisë se saj. Policia e Durrësit ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka sekuestruar mjetin e përdorur nga kërcënuesi. Tashmë materialet hetimore për veprat penale të “shkatërrimit të pronës” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

16 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›