Ekstradohen tre shqiptarë të kërkuar nga Drejtësia
Grabitja e 14 viteve më parë e dërgon 12 vjet në qeli Leonard Mehmetin. Vjen nga Italia Etemaj, i dënuar me burg për “shfrytëzim prostitucioni”
Tiranë – Kanadaja i dërgon Drejtësisë shqiptare një të akuzuar për vjedhje, ndërsa nga Italia u ekstradua një beratas, i akuzuar për trafik me qëllim prostitucioni, si dhe një shtetas nga Durrësi që akuzohet për veprën penale të grabitjes.
Dënimi për grabitje
Bazuar në të dhënat zyrtare të Interpol Tiranës për gazetën “Albania”, mësohet se është bërë ekstradimi nga Kanadaja drejt Shqipërisë i Leonard Mehmetit, 46 vjeç, i lindur në Vlorë. Po sipas këtyre të dhënave, saktësohet se për këtë shtetas Gjykata e Vlorës ka dhënë dënimin me 12 vjet heqje lirie për veprën penale “vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga Neni 140 dhe 25 i Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës, ngjarja ka ndodhur që në vitin 1995, kur Mehmeti së bashku me Ardian Muhon i kanë grabitur me armë shtetasit R. Mici 45 mijë marka gjermane.
Akuza për trafik
Ekstradimin e dytë Interpol Tirana e ka bërë nga Milano. Nga njoftimi për shtyp i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mësohet se është ekstraduar dje shtetasi Edmond Etemaj, i lindur në Berat. Sipas të dhënave të policisë, Gjykata e Beratit e ka dënuar atë në vitin 2007 me 9 vjet burg për kryerjen e veprës penale “shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”, të parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës, në vitin 1996, shtetasi Etemaj, pasi është njohur me shtetasen J. A., i ka premtuar asaj ta çonte në Itali për t’u martuar me vëllain e tij. Por, pasi kanë mbërritur atje, e kanë shfrytëzuar për prostitucion në Torino për tre vjet me radhë.
Vodhi 40 mijë lekë
I ekstraduari i tretë, Përparim Sina, nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Durrësit kishte nxjerrë urdhrin e ndalimit të tij për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 177 të Gjykatës, e cila e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga Nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur gati 9 vjet më parë në territorin e Portit Detar të Durrësit, ku Përparim Sina, në bashkëpunim me Mariglen Bakian, i cili është arrestuar ditën e ngjarjes, kanë vjedhur me dhunë sasinë prej 40 000 lekësh shtetasit Erion Kallmeti, banor i fshatit Nikël të Krujës.
E dhunonte i shoqi, e padit në polici
Tiranë – S. A. nuk ka mundur të duronte dhunën sistematike të bashkëshortit të saj ndaj dje i është drejtuar policisë për të denoncuar. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se dje është denoncuar shtetasi Xh. A., 46 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar më parë për plagosje. Të njëjtat burime saktësuan se ai dyshohet se ushtronte në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes dhunë fizike dhe psikologjike. Menjëherë, e bazuar në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, policia ka plotësuar kërkesëpadinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj qytetares S.A.
19 Shkurt 2009