Ekstradohet 34-vjeçari shqiptar nga Italia

Ekstradohet nga Italia, kerkohej per vepra penale
Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë në bashkëpunim, vepër e kryer 14 vjet më parë më parë.
Edmond Sino është ekstraduar nga Italia në Shqipëri përmes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Policia e shtetit bën me dije Edmond Sino ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më 18 shkurt 2008 e kishte dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim.
34-vjeçari, Edmond Sino, më prill të vitit 1998, në vendin e quajtur fabrika e tullave, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, të maskuar kanë qëlluar drejt një makine dhe më pas nën kërcënimin e armëve i kanë marrë automjetin shtetasit Sh.B., i cili po udhëtonte me familjarët e tij.
Mësohet se Edmond Sino u arrestua më 19 janar të vitit2011, në Bolonja të italisë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. /E.L/