E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfuqizohet ligji mbi pagat e referencës

Mbledhje qeverie

Ligji për pagat e referencës në sektorin privat është shfuqizuar sot nga qeveria shqiptare.

Ligji për pagat e referencës në sektorin priva përdoreshin për efekt të përllogaritjeve të kontributeve për sigurimet shëndetësore e shoqërore, si dhe tatimit mbi të ardhurat personale.

Pagat referencë, të kontestuara nga segmente të ndryshme të biznesit me arsyetimin se cënonin drejtpërsëdrejti lirinë e tregut, u vendosën nga qeveria në vitin 2007 me qëllim që të përdoreshin në ato raste kur administrata tatimore vërente se pagat e deklaruara nga punëdhënësit jopublikë, nuk qenë reale dhe nuk i përgjigjeshin vlerës së tregut për shërbimet e punësimit.

Ekspertët gjykuan se ligji nuk ishte në koherencë me ndryshimet e nivelit të pagave minimale ndër vite. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›