Prindrit e Vitores: Vajza na kerkoi ndihme per divorcin
Tirane- Prinderit e Vitore Dodes kane dhene dje shpjegime ne lidhje me vrasjen e dhendrit te tyre dy dite me pare. Sipas burimeve nga policia e Tiranes mesohet se dy te moshuarit kane shpjeguar se vajza e tyre i kishte lajmeruar dy dite para ngjarjes, qe keta ta merrnin nga shtepia e bashkeshortit te saj. E dyshuara per krimin u kishte shpjeguar prinderve se viktima Mirash Doda e keqtrajtonte dhe per kete shkak ajo donte qe te divorcohej prej tij. Gjate momentit qe ata kane shkuar per ta marre ne banese, viktima nuk ka pranuar dhe me pas kane nisur te konfliktoheshin, derisa vajza ka qelluar me thike. Burime nga policia kane bere me dije se do te thirren per te deshmuar ne ditet ne vazhdim edhe deshmitare te tjere okulare, ndersa pritet qe te merret ne pyetje nena e viktimes. Dy dite me pare ajo ka shpjeguar se djali i saj dhe nusja kane pasur debate gjate ketyre dy javeve martese. Vitote Doda akuzohet per veren penale te "vrasjes me dashje" te bashkeshortit te saj Mirash Doda. Cifti kishte vetem dy jave martese, ndersa ka vendosur qe te ndahet. Gjate momenteve te fundit kur 32 vjecarja Doda ka vendosur te largohet nga banesa, eshte perfshire ne debat me bashkeshortin. Ajo ka marre thiken e bukes dhe me pas e ka qelluar ate ne zemer duke i shkaktuar vdekjen. Gjate shpjegimeve paraprake te dhena nga e dyshuara ne komisariatin e policise nr. 3 te Tiranes, Dosa eshte shprehur se edhe pse me dy jave martese Mirashi e keqtrajtonte. Prokuroria e Tiranes ka dorezuar materialet hetimore ne gjykaten me te njejtin emer per caktimin e mases se sigurise ne ngarkim te 32-vjecares dhe pritet zhvillimi i mases se sigurise.
R.C
R.C