Ekstradohet bosi i fajdeve, Lefter Cenaj
I njohur si kreu i ish-firmës piramidale “Cenaj&Co” dhe për borxhin e madh kundrejt 26 mijë kreditorëve shqiptarë dhe të huaj, konkretisht rreth 400 milionë dollarë, ekstradohet nga Greqia Lefter Cenaj. Ish-bosi u është dorëzuar dje autoriteteve shqiptare, rreth orës 15:00 në Aeroportin e Rinasit, ndërkohë që ekstradimi i Lefter Cenajt nga Greqia është arritur falë bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Athinën. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, por edhe referuar mediave greke të kohës kur i janë vënë prangat 61-vjeçarit, Cenaj është arrestuar në Athinë në vitin 2000. Ekstradimi i tij është bërë pasi është dënuar me akuzën për “mashtrim” me shuma të mëdha parash, të grumbulluara dhe të transportuara drejt shtetit fqinj të Greqisë gjatë periudhës së funksionimit të firmave piramidale, por edhe disa muaj më pas. Pas përfundimit të dënimit të dhënë nga drejtësia greke, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka bërë të mundur dje ekstradimin e tij, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare. “Lefter Cenaj, 61 vjeç, nga Vlora, lindur në Kërkovë, u ekstradua në orën 14:50 të ditës së djeshme, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Athinën”, - u shprehën burimet zyrtare policore. Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin numër 93, datë 10 shkurt 2003, e ka deklaruar fajtor 61-vjeçarin Lefter Cenaj për veprën penale të “mashtrimit” në vlerën financiare 5.734.415.506 lekë për 25.537 herë. Atij i është ulur një e treta e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 10 vjet burg. Lefter Cenaj e drejtonte në Vlorë kompaninë piramidale që mbante për emër, mbiemrin e tij. Ajo thithi shuma të mëdha parash, të cilat vlerësohen jo më pak se 400 milionë dollarë amerikanë, nga 26 mijë kreditorë shqiptarë, por dhe të huaj.
Tentativa e parë e shtetit shqiptar
Tentativat e shtetit shqiptar për t’i verifikuar dhe tërhequr paratë e sekuestruara bosëve të firmave piramidale në shtetet e tjera nuk kanë qenë të shumta. E vetmja iniciativë është ndërmarrë pak kohë më parë nga ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, aktualisht në postin e Avokatit të Shtetit, i cili kreu një vizitë në shtetin fqinj të Greqisë. Gjatë kësaj vizitë, Halimi pati një takim të veçantë me kryeprokurorin e Athinës, me të cilin ka biseduar për tërheqjen e kësaj shume nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe për këtë do ndiqet një procedurë e veçantë. Madje, është menduar që të ngrihet për herë të parë një grup pune, i cili do të verifikojë dhe më pas tërheqë paratë e shqiptarëve të depozituara në shtete të ndryshme nga ish-bosët e firmave piramidale apo të sekuestruara nga drejtësitë e këtyre vendeve. “Kryeprokurori i Athinës kishte lëshuar një urdhëresë për konfiskimin e rreth 35 milionë dollarëve që i përkisnin Lefter Cenajt, të cilat u lëvizën me makina policie greke nga një bankë në Janinë për në Athinë, çka ishte e paligjshme. Kryeprokurori lëshoi urdhëresën e konfiskimit të tyre, por ndodhi diçka, pasi një pjesë e tyre u depozituan në një llogari bankare në Angli, duke i shpëtuar konfiskimit të shtetit grek”, - tregon Halimi. Ky sinjal mjaftoi që ish-zëvendësministri të kërkonte më shumë informacion për këtë çështje. Ai arriti që të kishte kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke në lidhje me këto shuma, të cilat sipas ligjeve ndërkombëtare, u përkasin shtetasve shqiptarë. “Duhet të kuptojmë diçka. Greqia ka nënshkruar një konventë ndërkombëtare në vitin 2001, e më pas Shqipëria në vitin 2002, e cila përcakton qartë që të gjitha aktivitetet e krimit që konfiskohen nga shtetet, duhet të kthehen si pasuri në vendin përkatës, në rastin tonë të kthehen në Shqipëri për t’u rikthyer tek kreditorët”, - thotë Halimi. Në këtë pikë, ndërhyrja e Kryeministrit Berisha ka qenë vendimtare. Avokati i Shtetit shqiptar ka përgatitur edhe formulën që do të ndiqet, me të cilët kanë rënë dakord edhe grekët. Një grup ekspertësh shqiptarë, prej katër vetash, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Jashtme dhe një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, do të shkojnë në Greqi, por edhe në vende të tjera, për të verifikuar të gjitha shumat e konfiskuara, të cilat do t’i kthehen Shqipërisë. “Puna e këtij grupi do të konsistojë në llogaritjen e plotë të shumave të konfiskuara dhe pastaj sipas konventës, një përqindje do e mbajë shteti grek, ndërsa pjesa tjetër do të kthehet në Shqipëri”, - thotë Halimi. Grupi në fjalë është pothuaj gati të ngrihet dhe brenda muajit korrik, Kryeministri Berisha do të firmosë këtë vendim që i jep këtij grupi me katër përfaqësues shqiptarë, misionin e verifikimit dhe kthimin e parave në Shqipëri. Grupi i ekspertëve do t’i vijë në ndihmë edhe Grupit të Mbikëqyrjes së Fajdeve, i cili do të administrojë më pas këto pasuri, që do të bëjë ndarjen përkatëse tek kreditorët.
Arrestimi dhe gjyqi
Lefter Cenaj rezulton të jetë arrestuar në 28 shkurt 2000 në Janinë të Greqisë, për veprën penale të “mashtrimit dhe falsifikimit”. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, Presidenti i ish-kompanisë huamarrëse “Cenaj & Co” u shpall në kërkim ndërkombëtar në datën 06.04.2000, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kishte vendosur në datën 16.08.1999 masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas të njëjtit dokument, në bazë të kërkesës së Interpol-Tiranës, Gjykata e Janinës ka aprovuar kërkesën për ekstradimin e Lefter Cenajt në Shqipëri, por “pasi ky shtetas të vuajë në Greqi dënimin e dhënë nga drejtësia greke”. “Në gjyqet që janë bërë në Greqi ndaj Lefter Cenajt, edhe pse janë thirrur nga drejtësia greke, ish-ministri i Financave Malaj dhe kreu i Grupit Mbikëqyrës, Arapi, nuk shkuan, duke neglizhuar këtë çështje. Po të ishte këmbëngulur atëherë, besoj se paratë do të ishin tërhequr, por edhe tani nuk është vonë”, - është shprehur për “standard” Eduart Halimi, Avokat i Shtetit shqiptar.
Firma “Cenaj”
Firma “Cenaj” e zhvillonte aktivitetin e saj në qytetin e Vlorës dhe pronar i saj ishte Lefter Cenaj, që u burgos në burgun e Naplios për skandalin e piramidave shqiptare. Me rënien e firmave në vitin 1997, Cenaj u ka borxh 26 mijë qytetarëve në 25.537 herë 5.734.415.506 lekë.
Detaj
5.734.415.506 lekë për 25.537 herë është vlera e dëmit që u është shkaktuar kreditorëve nga “Cenaj”
Historia e fajdeve dhe administrimi i miliardave të tyre
I ngritur menjëherë pas falimentimit të skemave piramidale, Këshilli Mbikëqyrës i firmave piramidale shqiptare, i kryesuar nga Farudin Arapi, ka mundur të zbardhë se kapitali i humbur në këto firma kap vlerën e 1 miliard e 400 milionë dollarëve. Në skemat piramidale humbën kapitalet e tyre rreth 1 milion e 600 mijë shtetas shqiptarë, çka përbënte edhe 70 për qind e popullsisë. Humbja vjetore e të gjithë kreditorëve ishte gati 780 milionë dollarë, e konvertuar kjo me kursin e periudhës, me të cilat këshilli bëri llogaritjet analitike. “Duke marrë këtë vlerë borxhi, për të gjitha skemat piramidale, ne kemi shpërndarë ato të ardhura, të cilat u grumbulluan në ciklin e fazës së parë që kreu Grupi i Mbikëqyrjes. Kreditorët e këtyre skemave piramidale u ndanë në disa grupime dhe bëmë një rishpërndarje pjesore, që kapte një vlerë prej 80 milionë dollarësh. Kjo shumë u përfitua edhe nga shitja e aseteve të skemave piramidale, që ishin rreth 320 asete të marra nga administrimi që u bëmë këtyre firmave piramidale”, - është shprehur për këtë çështje ish-kreu i këtij këshilli, Farudin Arapi. Fazat e tjera të këtij procesi kishin të bënin me transaksionet e pronave dhe të debitorëve dhe këtu flitet për një pjesë që kishin përfituar në mënyrë joligjore në krahasim me pjesën tjetër të qytetarëve. Në total ishin rreth 24 firma piramidale dhe dy fondacione.