Masakron gruan, vetëvaret Alfred Doçi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të djeshëm lagjen “Sanxhak” të Laçit. Masakron me thikë bashkëshorten e tij 35-vjeçare në prani të motrës së tij dhe më pas i jep fund jetës. Alfred Doçi ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij dhe më pas, duke menduar se ajo ka gjetur vdekjen, ka varur edhe veten në oborrin e shtëpisë, në një pemë që ndodhej pa metra larg banesës. Ndërsa policia e Kurbinit kishte mbërritur në banesën e tij për ta arrestuar atë për therjen me thikë të bashkëshortes, të afërmit e tij kanë shtangur tek kanë parë trupin pa jetë të varur në një plep, rreth 80 metra larg shtëpisë së tij. Ndërsa bashkëshortja e Alfredit, Drane Doçi, pasi ka përfunduar në spitalin e Laçit dhe ka marrë mjekimin nga mjekët, është larguar për tek njerëzit e saj.
Ngjarja
Burime zyrtare të policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se ka qenë ora 07:00 e mëngjesit të ditës së djeshme kur edhe ka nisur edhe konflikti mes Alfred Doçit, 44 vjeç dhe Drane Doçit, 38 vjeç. Ndërkohë që në konflikt ka qenë e pranishme edhe motra e 44-vjeçarit Doçi, e cila është edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes dhe që ka hedhur dritë mbi motivin e zënkave mes çiftit. Sipas burimeve policore, dy bashkëshortët kanë nisur të ofendojnë njëri–tjetrin, deri sa sherri ka degjeneruar edhe me një përleshje mes tyre. Ndërkohë që në një pjesë të banesës ku po ndodhte përleshja mes çiftit, tre fëmijët e tyre qenë ende duke fjetur. Në këto kushte, Alfred Doçi ka marrë thikën e bukës dhe më pas e ka qëlluar bashkëshorten e tij, Dranen, disa herë në fytyrë dhe qafë me thikë, duke i shkaktuar asaj plagë të thella. Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga motra e Alfredit, Drania ka rënë pa ndjenja në dysheme, ndërsa Alfredi ka dalë nga banesa duke mos u kthyer më. Menjëherë motra e bashkëshortit ka kërkuar ndihmë tek fqinjët, duke e dërguar kunatën e saj në spitalin e Laçit ku dhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët.
Mjeku
I pari që i ka dhënë mjekimin e parë të plagosurës ka qenë kirurgu Leonard Zefi, i cili është shprehur se “ka qenë ora 08:00 e mëngjesit, ndërsa është paraqitur në urgjencë Drane Doçi, 38 vjeç, e cila ishte qëlluar me thikë në fytyrë dhe qafë. Plaga ishte e thellë, por fatmirësisht thika nuk kishte kapur ndonjë arterie të venave kryesore të gjakut. Pas mjekimit dhe qepjes së plagës, Drania është larguar së bashku me të afërmit e saj për në banesën e saj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Policia
Policia e Kurbinit, sapo ka mësuar se një person i goditur me thikë ka mbërritur në spitalin e Laçit, ka shkuar me urgjencë aty, duke marrë të dhënat rreth ngjarjes. Më pas është drejtuar për në banesën e çiftit Doçi, uniformat blu kanë marrë njoftimin nga familjarët se Alfredi ishte vetëvarur në një plep në afërsi të shtëpisë, rreth 80 metra larg saj. Policia ka mbërritur tek pema dhe ka kryer më pas edhe ekspertizën e vendit të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar edhe të afërmit e viktimës në polici, duke marrë të dhënat mbi konfliktet që kishin pasur mes tyre çifti Doçi, si dhe motivet që çuan në plagosjen e Dranes dhe më pas në vetëvarjen e Alfred Doçit. Burime zyrtare të policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se çifti kishte vite që nuk shkonte mirë dhe konfliktoheshin shpesh me njëri-tjetrin dhe kjo kishte dy arsye. E para, sipas burimeve policore, ishte vështirësia ekonomike e çiftit Doçi, pasi burrë dhe grua ishin të papunë dhe kishin tre fëmijë për të ushqyer, ndërkohë që arsyeja e dytë ishte gjendja depresive e Alfredit, i cili vetëm pak kohë më parë kishte kaluar në depresion psikik.