E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec; Policia heton vdekjen e 56-vjeçares Oshafi

Një grua në moshën 56-vjeçare ka gjetur vdekjen, por shkaqet mbeten të mistershme, ndërsa ngjarje është duke u hetuar nga policia. Jetere Oshafi, lindur e banuese në Blacë të Pogradecit, u raportua nga i shoqi se në orën 09:00 të ditës së djeshme, ka humbur jetën në oborrin e shtëpisë. Tefik Oshafi deponoi se e shoqja Jeterja ndodhej bashkë me të në oborr ku po mblidhnin kumbulla. “Ime shoqe, Jeterja, ishte lart në pemë dhe në një moment që unë po mblidhja kumbullat e rëna në tokë, pashë Jeteren të rrëzohej nga pema dhe ajo mbeti pa ndjenja”, - ka deponuar bashkëshorti. Ai deklaroi edhe se menjëherë, me ndihmën e fqinjëve e ka çuar të shoqen në spitalin e Pogradecit. Policia sakaq tha zyrtarisht se Jetere Oshafi ka mbërritur në orën 11:00 e vdekur në këtë spital. “Ne jemi duke kryer veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit”, - deklaroi policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›