Ekstradohet drejt Gjermanisë serbi, akuzohet për falsifikim

Një shtetas serb është ekstraduar sot nga vendi ynë drejt Gjermanisë pasi kërkohej për falsifikim parash.
Sipas zyrës qëndrore të Interpol Tiranës u bë e mundur ekstradimi i shtetasit serb të shpallur në kërkim, Said Azizi, 65 vjeç.
Ai është arrestuar nga strukturat e policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, më datë 25.11.2010.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Mynihut në Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndaj 65-vjeçarit për kryerjen e veprës penale "Falsifikim parash".
Azizi akuzohet se ka falsifikuar para në një vlerë totale prej 325.000 euro dhe në prill të vitit 2003 ka tentuar të kalojë këtë sasi eurosh, në Mynih, për qarkullim. Sasia e plotë e eurove është bllokuar nga autoritetet gjermane.