E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Shërbimi i provës integron të dënuarit në shoqëri

Funksionimi i shërbimit të provës që nga qershori i 2009 e deri në mars 2011 i ka dhënë mundësi 2928 të dënuarve të vuajnë dënimin e tyre jashtë hekurave të qelisë. Sipas ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani dënimet alternative të aplikuara nga shërbimi i provës u japin mundësi të dënuarve të integrohen në shoqëri. Por ndër të tjera gjatë ceremonisë së hapjes së nisjes së projektit të Bashkimit Europian për mbështjen e Shërbimit të Provës dhe masave alternative të dënimit ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Drejtësinë i Mbretërisë së Bashkuar, Lord McNally. Në konferencën e përbashkët për shtyp Nishani ka vënë theksin në bashkëpunimin me drejtëinë angleze për ekstradimin e të arrestuarëve.

Ndërsa ministri i shtetit për drejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar ka pohuar se Shqipëria duhet të vazhdojë reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin, pasi Shqipëria e ka vendin në BE.
Në këtë cermoni të prezantimit të projektiti për shëbimin e provës kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorja e Anglisë në vendin tonë si dhe gjyqtarë të gjykatave të shkallëve të ndryshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›