E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy të rinjve, kapen me 3.6 gram drogë

Shërbimet e Seksionit kundër narkotikeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve. Ata janë Ergest Toska 21 vjeç, banues ne Fier dhe Ardit Kostrica, 22 vjec, banues në Fier.
 

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" pasi ne vendin e quajtur lagjia "Apollonia" ne qytetin e Fierit, gjate kontrollit personal ketyre shtetasve ju gjet nje sasi lende e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva me peshe 3.6 gram.
 

Nga ana e sherbimeve të policisë u sekuestrua sasia e lendës së dyshuar narkotike dhe materialet proçeduriale në ngarkim të tyre do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›