Ekstradohet drejt Italisë një 39-vjeçar nga Durrësi

Bëhet fjalë për shtetasi Andi Sabri Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar na autoritetet e drejtësisë italiane.
Ndaj 39-vjeçarit, gjykata e Parmës, më datë 11.07.2005, kanë lëshuar në ngarkim të këtij shtetasi urdhrin e arrestit për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. Shtetasi Andi Agasi, akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale e cila vepronte në fushën e trafikimit të drogës në zonën e Emilia Romanjës, Itali, gjatë vitit 2005.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 20.04.2012, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë. /Start/
2012-08-15 13:30