Vrasja në Elbasan, arrestohen dy policë

Burime zyrtare thanë se janë arrestuar shtetasit Sami Derstila, 42-vjeç, si dhe Reshat Budani, 47-vjeç, banues që të dy në Elbasan, punonjës të policisë së shërbimit.
Arrestimi i tyre u bë pasi, duke qenë në shërbim për ruajtjen e shtetasit Gentjan Beqiri, kane shpërdoruar detyrës. “Po punohet intensivisht për kapjen e autoreve të kësaj ngjarjeje dhe dërgimin e tyre përpara përgjegjësisë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim dhe shpërdorim detyre”, thuhet në reagim.
Mëngjesin e sotëm humbi jetën shtetasi Gentjan Beqiri, 35-vjeç, i cili u ekzekutua me armë në banesën e tij. Ai dyshohej si autor i vrasjes së një biznesmeni, për të cilën qëndronte në “arrest shtëpie”. Autorët hynë në banesë, edhe pse ajo ruhej nga policia. /Start/
2012-08-15 14:49