Berisha tregon në Paris sukseset e ekonomisë
Kryeministri Berisha bëri një prezantim të modelit liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj.
Gjatë prezantimit të panelit, Berisha u vlerësua për përkrahjen që i ka bërë një sërë reformave të rëndësishme, që nga viti 2005 e në vazhdim, si reforma në fushën ekonomike, në sektorin financiar, sistemin ligjor, në fushën e mbrojtjes, të rendit publik, sistemin shëndetësor dhe në fushën e arsimit, etj. Ndërkohë, një program i gjerë investimesh është implementuar e vazhdon të implementohet në mbarë vendin, me fokus në rrugë dhe infrastrukturë, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, ndërsa modele të teknologjisë dixhitale janë prezantuar në regjistrin kombëtar, kartat e identitetit dhe në kontrollin e integruar të kufijve.
“Vendosa në vendin tim barrën më të ulët fiskale në Evropë, privatizim i shpejt, liberalizim i plotë. Vendi im kaloi në një rritje dyshifrore. Pastaj humba pushtetin. Pasi erdha sërish në pushtet iu riktheva modelit tim, modelit të Reagan. Reagan thotë se ‘paratë në llogaritë e personave privatë janë më të vlefshme për shoqëritë se në llogaritë publike’. Ky është besimi im. Vendosa taksën e sheshtë 10 për qind, 15 për qind kontributin e sigurimeve shoqërore”, sqaroi Berisha.
Ai foli më tej për rritjen e eksporteve nga viti 2007 e këtej. I pyetur se si e shihni të ardhmen, kryeministri i Shqipërisë u shpreh se gjëja më e mirë është forcimi i institucioneve aktuale financiare, reformimi dhe forcimi i rolit të FMN-së e i Bankës Botërore. “Qeveria e çdo vendi duhet të bëjë gjithçka për të dalë nga kjo krizë. Një vend nuk mund të dalë nga kriza vetëm me solidaritet. Gjithsecili duhet të bëj më të mirën. Prandaj unë besoj që duhet forcuar fibra kombëtare e reformave të çdo vendi dhe duhet proceduar me reforma te thelluara. Kjo është rruga e vetme e përballimit të krizës dhe e zhvillimit. Duke përfunduar, edhe diçka tjetër. Në Shqipëri janë duke u ndërtuar 63 hidrocentrale. Në vendin tonë ka kompani ndërkombëtare si Statkraft që po investon në energji”, shtoi. /Start/
2012-01-06 09:28