Ekstradohet i denuari me 23 vjet burg per vrasje
Tirane-Kater vjet pas arrestimit te tij ne Greqi, dje pasdite eshte sjelle i prangosur nga Athina ne aeroportin e Rinasit, nje person i denuar me 23 vjet burg per vrasje. Pas shkembimit te informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ne gusht te vitit 2005, u be i mundur arrestimi ne Greqi, i te shumekerkuarit Rebani Gjonaj 32 vjec, nga Fieri me qellim ekstradimi. Sipas policise, ky person ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, ne 9 tetor 2002, e ka denuar me 23 vjet heqje lirie, per "vrasje me paramendim" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake". Ngjarja per te cilen eshte denuar Gjonaj, ka ndodhur ne dhjetor te vitit 1999, rreth ores 18:30, ne aksin rrugor Fier-Vloren prane disa lokaleve ne fshatin Levan. 32-vjecari Gjonaj, ka qelluar me arme pistolete Marenglen Zenelin, pas nje konfikti per motive te dobta qe kishte pasur me pare me te. Menjehere pas kesaj ngjarje Gjonaj eshte larguar, duke qendruar i fshehur per vite me radhe jashte vendit. Fotoja dhe te dhenat per kete person, jane shperndare nepermjet Interpolit dhe pasi eshte lokalizuar vendndodhja e tij, eshte kryer edhe arrestimi.
L.K
L.K