E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiten nje 23-vjecare, kerkohen 31 vjet burgim

Tirane- Shiten nje vajze ne Tropoje per 3 mije euro tek nje shtetas kosovar, rrezikojne te denohen me 31 vjet burgim dhe 12 milione leke gjobe. Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kerkuar dje gjykates, shpalljen fajtore dhe denimin e dy te pandehurve Isat (Esat) Metaliaj dhe Tahir Syleci. Prokurori i ceshtjes i kerkoi trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi denimin e Metaliajt me 16 vjet burgim dhe 6 milione leke gjobe, ndersa per Sylecin akuza kerkoi denimin e tij me 15 vjet burgim dhe 6 milione leke gjobe. Sipas prokurorise dy te pandehurit akuzohen per vepren penale te "trafikimit te femrave me qellim prostitucioni". Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ngjarja per te cilen akuzohen dy te pandehurit ka ndodhur ne janar te vitit 2006. Ne konkluzionet e tij perfundimtare, akuza shpjegonte se i pandehuri Isat Metaliaj, pasi kane rene ne kontakte me kosovarin 75-vjecar qe kerkonte nuse, i ka premtuar atij se do t'ia gjente ne Shqiperi. I pandehuri Metaliaj ka kontaktuar me vajzen e demtuar, (e divorcuar), ne janar te vitit 2006, nepermjet telefonit celular. Pas bisedave qe kane zgjatur dy muaj, vajza dhe i pandehuri kane rene dakord qe te takohen me njeri-tjetrin. Pas takimit te tyre, i pandehuri Metaliaj i eshte prezantuar vajzes si vellai i personit qe kontaktonte ne telefon, duke e genjyer se ai nuk mund te levizte dot nga banesa per arsye te nje procedimi penal. Sipas akuzes, i pandehuri e ka marre vajzen nen kercenimin e armes, ku pasi e ka hipur ate ne makine e ka derguar ne qytetin e Tropojes. E demtuara eshte kercenuar dhe torturuar, ndersa eshte vene ne dijeni te marteses se saj me shtetasin kosovar. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, vajza ka lajmeruar edhe familjen e saj duke e vene ne dijeni se ishte duke ikur per ne Kosove, per arsye se kishte gjetur nje burre. Mengjesin e dates 8 mars, ajo eshte nisur per ne Kosove per t'iu derguar burrit te ardhshem, 75- vjecarit nga Ferizaj me iniciale P.TH. i cili i ka shperblyer te pandehurit Tahir Syleci dhe Isat Metaliaj, me 3 mije euro. Pas disa muajsh qendrimi ne shtepine e dhendrit plak, vajza 23- vjecare ka mundur t'i shpetoje "kthetrave" te tij, duke u rikthyer prane familjes ne Shqiperi ku dhe ka bere denoncimin ndaj dy "tutoreve". Ne seancen e radhes, mbrojtja do te lexoje edhe konkluzionet e saj perfundimtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›