Zbulohen autoret e vrasjes se dyfishte ne '96-ten
Tirane-Zbardhet pas 13 vjetesh nje krim i rende i ndodhur ne Diber. Pas 2 vjetesh hetime intensive me metoda speciale, strukturat e Hetimit te Krimeve ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim me Policine e Qarkut Diber dhe Prokurorine e Rrethit Mat, kane hedhur drite mbi ngjarjen e bujshme te ndodhur ne vitin 1996, ku gjate grabitjes se parave te komunes Rec te Dibres, persona te armatosur vrane shoferin e autobusin me te cilin po transportoheshin parate dhe arketarin e komunes. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se emrat e autoreve te dyshuar te kesaj vrasjeje te dyfishte, nuk behen publike per shkak te hetimeve.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen autoret e zbuluar pritet te arrestohen dhe te vihen para drejtesise, ka ndodhur me 19 nentor te vitit 1996. Persona te armatosur dhe te maskuar, kane dale perpara autobusit te pasagjereve te komunes Rec, pasi kane mesuar se me te po transportoheshin parate e komunes. Grabitesit kane qelluar ne drejtim te shoferit te autobusit Rasim Elezi dhe arketarit Asllan Meci, duke i lene te dy te vdekur. Me pas kane marre parate e komunes, nje shume rreth 1milion e 200 mije leke dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes, duke lene pas terrorin e shkaktuar tek pasagjeret e autobusit.
Zbulimi i autoreve
Per 13 vjet me radhe ngjarja qe tronditi banoret e kesaj zone, rezultonte te ishte pa autor. Dosja per kete ngjarje u rihap, pas te dhenave dhe fakteve te mbledhura nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Mat dhe Policia e Qarkut Diber. Nga hetimet e kryera, autoret e ketij krimi kane rezultuar te jene autore te dyshuar edhe te disa veprave te tjera te renda penale, te ndodhura ne kohe te ndryshme ne qarqet Diber dhe Tirane. Per personat e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte ne Diber dhe grabitjes se parave, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, ne date 27 tetor te ketij viti, ka caktuar masen e sigurise arrest me burg. Nga strukturat e Policise se Shtetit, vazhdon puna intensive per dokumentimin ne teresi te aktivitetit kriminal te ketyre shtetasve dhe arrestimin e tyre.
Ledi Koraqi