Ekstradohet i dënuari me 5 vjet burg
Po dje, Interpol-Tirana ka ekstraduar një shqiptar të dënuar nga drejtësia. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se dje rreth orës 12.00, nga Zyra Qendrore e Interpol-Tiranës u krye ekstradimi nga Athina, i shtetasit Shpëtim Berbei, 39 vjeç, lindur dhe banues në Devoll. Ekstradimi i shtetasit Berberi është bërë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 08 korrik 2003, e ka dënuar me 5 vjet heqje lirie, për veprën penale të "vjedhjes së kryer në bashkëpunim". Ky vendim është apeluar në Gjykatën e Apelit Korçë, e cila ka vendosur lënien në fuqi të të njëjtit vendim penal. Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë është bërë rekurs dhe Gjykata e Lartë, me vendimin numër 302, datë 26.05.2004, vendosi mospranimin e rekursit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Shpëtim Berberi dhe vënia përballë drejtësisë për veprat e kryera. Në Aeroportin e Rinasit, ky shtetas i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.