E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet te miratohet neser ne Kuvend ngritja e komisionit te reformes zgjedhore

Kuvendi në seancën e nesërme plenare pritet të miratojë projektvendimin "Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore", si dhe dy projektligje që lidhen me ndryshimet në kodin hekurudhor dhe kodin ajror.

Marrëveshja dypalëshe PD-PS e 14 nëntorit për çështjet e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe axhendën e ligjeve me shumicë të cilësuar, pritet të konkretizohet nesër në Kuvend me votën konsensuale për ngritjen e komisionit të posaçëm zgjedhor dhe disa ndryshimeve ligjore në kodin ajror dhe kodin hekurudhor, këto të fundit të miratuara më parë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.

Në axhendën e nesërme të parlamentit, krahas këtyre pikave, pritet të shqyrtohen dhe p/ligjet "Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore" dhe ai "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë", si dhe dy interpelanca: ajo me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade dhe interpelanca me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, kërkuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›