E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BB, Bode: Shqipëria i bëri ballë krizës botërore

Ministri u shpreh se është punuar për përmirësimin e klimës së biznesit, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. “Disa rezultate janë arritur të konstatohen lehtë, por ende mbetet për t’u bërë një punë mjaft e madhe në këtë drejtim. Përmirësimi i klimës së biznesit do të mbetet agjendë kryesore e politikbërjes së qeverisë edhe në të ardhmen”, pohoi ministri.

Sipas Bodes, ulja e taksave të drejtpërdrejta dhe reduktimi i barrierave burokratike nëpërmjet regjistrimit në “One stop shop”, kanë bërë që ekonomia shqiptare gjatë periudhës së krizës të përballojë me sukses presionet e ardhura nga ekonomia globale.

Ndër të tjera, ministri i Financave theksoi se ky raport ka ofruar në mënyrë të suksesshme një panoramë të plotë të kompleksit dhe sfidave. “E konsideroj me vlerë për vetë veçoritë që ai parqet. Veçoria e parë e këtij raporti ka të bëjë se një projekt i tillë i BB, që gëzojnë statusin e vendeve me mirëqenie të lartë, nuk është fort i zakonshëm. Së dyti është me shumë interes për vendet si Shqipëria për t’u njohur me problematikat dhe sfidat e ekonomisë evropiane. Në konkluzionet e nxjerra na jep mundësi për të ballafaquar politikat e ndërmarra në këtë proces me eksperienca më të mira nga ekspertët e BB. E ndjejmë veten të inkurajuar në tërësinë e reformave të ndërmarra. Vlerat e këtij raporti dhe fokusi i opinionit që tërheq është shumë më i gjerë se kaq”, vlerësoi ministri.

Indermit Gill, kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, vlerësoi se tregtia, financa, sipërmarrja, inovacioni, krahu i punës dhe qeverisja janë gjashtë përbërësit kryesorë të modelit evropian që mbështesin rritjen ekonomike. Ai analizoi faktorët që e çojnë përpara dhe ngadalësojnë rritjen ekonomike afatgjatë, duke u ndalur në identifikimin e asaj që duhet bërë për të siguruar sukses të vazhdueshëm në dekadat që vijnë

Gjatë prezantimit të raportit “Rritja e artë, rikthimi i shkëlqimit të modelit ekonomik të Evropës”, ishte e pranishme dhe znj. Ksenia Lvovski, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-17 15:51
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›