Ekstradohet nga Athina i dënuari me 15 vjet burg
TIRANE- Zyra qendrore e Interpol Tiranës ka kryer sot ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, shtetasin Saimir Sulaj. 23 vjecari ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të vjedhjes me armë. Ngjarja zë fill në datën 17 tetor të 2006 në aksin rrugor Mallakastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar kur ky shtetas i pajisur me një armë që e mbante pa leje, ka ndaluar disa automjete dhe përmes kanosjes u ka grabitur drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të tyre shuma të konsiderueshme parash dhe telefonat celularë. (e.n/BalkanWeb)