E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha uron Janullatosin

TIRANE- Kryeministri Berisha i uroi sot Ditën e Emrit Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Me këtë rast, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare“ Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ndihmesën e jashtëzakonshme që keni dhënë dhe jepni në ringjalljen e fuqishme të këtij vendi dhe këtij kombi. Kam shumë kënaqësi t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta ju dhe Kishës Ortodokse. Për të gjithë shqiptarët kjo është ditë e veçantë,” u shpreh Kryeministri Berisha, në urimin drejtuar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›