Ekstradohet nga Athina për trafik fëmijësh
25/03/2005 TIRANË- Interpol Tirana ekstradon nga Greqia për në Shqipëri shtetasin Astrit Shaqiri, 37 vjecc, lindur e banues në Peqin. Ky shtetas, sipas zëdhënëses së Policisë së Shtetit Edlira Tereficci, ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Elbasan me datë 21.06.2004 e ka dënuar me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikimit të fëmijëve”. Shtetasi Astrit Shaqiri duke përfituar nga njohjet me një banor të qytetit të Peqinit, i cili ndodhej në një gjendje të vështirë ekonomike, i ka kërkuar t’i merrte të birin në Greqi me pretekstin për t’i bërë shoqëri djali te tij. Në verën e vitit 2001, shtetasi Astrit Shaqiri ka kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi së bashku me fëmijën, të cilin me pas e ka detyruar të lypë. Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.