E Hënë, 2 Nëntor 2026

S'ka kompensim në zonë turistike nën 500 m2

25/03/2005  Si vlerësohet toka me përparësi turizmin pranë bregdetit Jon e Adriatik dhe liqeneve

Njësia minimale e kompensimit fizik në zonat turistike është 500 m2. Komiteti i Pronave ka vendosur në Metodikën e paraqitur në Kuvend që të mos lejohet ndarja e kësaj zone nën këtë masë, pasi do të ndikonte në zhvillimin e turizmit. Gjithsesi kompensimi në këto raste duhet të jetë konform rregullave të urbanistikës. Duke u bazuar në vendimin e qeverisë është sqaruar se zonë turistike cilësohet vija bregdetare nga Lumi Buna deri në Kepin e Sillos.

Çmimi

Çmimi për zonën turistike do të jenë "çmimi i mesatarizuar i shitjes së truallit në Ultësirën Perëndimore, që është 40 euro m2 shumëzuar me koeficientin e urbanizimit". Në këtë rast, çmimi më i lartë do të jetë 208 euro. Kështu, koeficienti më i lartë i urbanizimit do të jetë 5.2, ndërsa më i ulëti do të jetë 1. Sipas formulës së paraqitur nga Komiteti i Pronave, koeficienti i urbanizimit do të ketë tri ndarje, i zonimit, që lëviz nga 1 në 1.8, i infrastrukturës, që është nga 1 në 1.7 dhe i zhvillimit, që është 1 në 1.7. Mbledhja e këtyre koeficientëve do të sjellë dhe urbanizmin në maksimumin 5.2.

Formula

Pra, tokat që janë deri 400 m nga vija e bregut të detit dhe deri 200 m nga liqenet dhe që kanë rrugë të standardeve dhe ujë e drita 24 orë, që janë të vendosura në zonat ku ka prioritet hoteleri-turizmi i zhvilluar ka dhe çmimin më të lartë, pasi koeficientët janë maksimal. Ndërsa tokat që janë mbi 800 m larg nga vija e bregut të detit dhe 400 nga liqenet, që nuk kanë ujë dhe drita mjaftueshëm dhe ku përparësi kanë vilat rezidenciale dhe jo tregtare, do të kenë çmimin më të ulët pra, nga 40 në 50 euro. Kjo për vetë faktin se koeficienti i zhvillimit dhe i fitimit në këto raste është më i ulët.

Shembulli

Për të përcaktuar çmimin e një njësie toke të grupimit të tretë dhe pa ujitje, 23 km larg qytetit të Lezhës në Shëngjin, Komiteti sqaron se më parë duhet të njihemi me fitimin e tokës në Lezhë të grupimit të parë. Fitimi i 1 ha grupimi i parë në Lezhë është 394500 lekë ndaj çmimi do të jetë (100 * 394500)/7 = 5635714 1ekë /ha. Toka e kategorisë së tretë do të shumëzohet me 0.65. Pra (5635714 * 0.65 =3663214 lekë. Për efekt të ujitjes kjo tokë, pa ujë do të ketë një çmim të reduktuar me 80 për qind; 3663214 1ekë * 0.80 = 2930571 lekë. Meqë toka ndodhet 23 km larg qytetit, çmimi do të shumëzohet me 0.970 dhe kemi 2930571 * 0.970 = 2842654 lekë. Së fundi, duke parë që Lezha klasifikohet me një koeficient zhvillimi të barabartë me 0.95, atëherë vlera e tokës shumëzohet me këtë koeficient. Domethënë çmimi i dalë më sipër prej 2 842 654 * 0.95 = 2 700 522 lekë. Në rastin kur kjo tokë në Lezhë është në bregdet, atëherë ajo do të ketë një rritje të çmimit. Koeficienti në këtë rast është 1.25 ndaj dhe do të kemi 2 700 522 * 1,25 = 3 375 652 lekë. Pra, toka e cilësuar më lart vlerësohet me një çmim të barabartë me 3 375 652 lekë.

Adriatik Jon Liqene Kz

Distanca nga bregu 800 600 400 1.0

500 -800 400-600 200-400 1.4

Deri 500 Deri 400 Deri 200 1.8

Lloji i zonës Krr. Ku. Ke.

Zonë e pa pajisur me infrastrukturë 0.4 0.3 0.3

Zonë e pajisur me infrastrukturë 0.7 0.6 0.4

2.3 Koeficienti i zhvillimit (Kzh)

Ky koeficient diferencon vlerën e tokës në varësi të kriterit të zhvillimit të sipërfaqes së kompensuar.

a. zona vila rezidenciale intensiteti i ndërtimit 0.4-0.6 kzh= 1.0

b. zona hotelesh komerciale intensiteti i ndërtimit 0.6 -0.8 kzh = 1.4

c. zona hotelesh komerciale intensiteti i ndërtimit 0.8 -1.2

koeficienti = 1.7

Intensiteti i = 0.4- 0.6 i= 0.6 -0.8 i= 0.8 -1.2

KZh 1.0 1.3 1.7

Toka bujqësore në katër rajone

Në Metodikën e pronave ëhstë theksuar se për tokën bujqësore, çmimi do të bazohet në fitimin që sjell toka duke e shumëzuar me koeficientin e ujitjes, infrastrukturës, afërisë me tregun dhe qendrat e banuara. Gjithashtu janë paraqitur katër grupime për koeficientin e zhvillimit.

Rajoni i parë: Fier, Berat, Tiranë, koeficient 1,00

Rajoni i dytë: Vlorë, Gjirokastër, Durrës, koeficient 0,97

Rajoni i tretë: Shkodër, Lezhë, Dibër, koeficient 0,95

Rajoni i katërt: Korçë, Kukës, Elbasan, koeficient 0,93

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›