E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Belgjika, i dënuari me 23 vjet burg për



TIRANË - Një i dënuar në mungesë me 23 vjet burg nga drejtësia shqiptare, u ekstradua mbrëmjen e së martës nga Brukseli, Belgjikë. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thanë se Gentian Tano, nga Berati, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në 21 dhjetor të vitit 2005, ishte dënuar me 23 vjet heqje lirie për veprat penale “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me mjete të tjera”. Vendimi i dhënë nga gjykata e Beratit ndaj Gentian Tanos, ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë. Ngjarja për të cilën është dënuar Tano ka ndodhur mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 2004, në lagjen “Guri i Bardhë”, Ura Vajgurore. Sipas hetimeve, Tano ka tentuar të vrasë me automatik shtetasin Bardhyl Ruci, teksa ky i fundit po udhëtonte me një automjet. Shtetasi Bardhyl Ruci ka mundur të largohet, por breshëritë e plumbave i shkaktuan atij plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Mësohet se Gentian Tano iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›