E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Sigurisë, miraton dërgimin e ekspertëve të çmontimit në Bosnjë



TIRANË - Komisioni parlamentar i Sigurisë i ka thënë po aktit normativ të qeverisë për nisjen e një ekipi të tillë ekspertësh. Debatet në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare risollën edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e Gërdecit dhe ironinë e faktit së Shqipëria nis ekspertë demontimesh jashtë, kurse pikërisht këtu shumë afër kryeqytetit ky proces kryhej nga gra dhe fëmijë. Me votat e maxhorancës dhe me abstenimin e Patro Koçit ekipi e ekspertëve shqiptarë të çmontimit do të niset në Bosnje ku do te kontribuojë në çmontimin e armëve.

Akademia e Shkencave, fond 10 milion lekë më shumë për fjalorin “Enciklopedik”

Tiranë - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të djeshme, ka dhënë nj shtesë fondi prej 10 milionë lekësh, për të përballuar shpenzimet për botimin e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”. Fjalori është tepër i rëndësishëm, pasi çdo kërkues në fushën e shkencës e ka të domosdoshme t’i referohet vazhdimisht fjalorit për terma të ndryshëm që mund të hasë gjatë punës. Akademisë së Shkencave, i jepet kjo shtesë, në buxhetin e vitit 2008, nga zëri “Shpenzime operative”, pasi botimi i fjalorit “Enciklopedik” kërkon një shumë të madhe parash.

Qeveria, ndryshime për botimin shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore

Tiranë - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duhet t’i japë në dorë nxënësve kompensimin e çmimit të teksteve shkollore. Me vendimin e fundit të qeverisë u vendos që Ministria e Arsimit, fondet e miratuara për kompensimin e çmimit të teksteve shkollore ia jep blerësit/nxënësve, për blerjen e teksteve shkollore si “transfertë tek individët”. Kështu, në mbledhjen e qeverisë u vendos që këto tekste blihen me fondet e buxhetit të shtetit, shpërndahen nga botuesit drejtpërdrejt në shkolla dhe ruhen në bibliotekën e shkollës, si pronë e saj.

Shpërndanin kanabis sativa te Bërryli, policia arreston dy të rinj

TIRANË - Dy persona, të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike, u arrestuan të mërkurën në mëngjes nga policia e Tiranës, teksa shkëmbenin me njëri- tjetrin një sasi kanabis sativa. Burime nga policia bënë të ditur se Ervin Kaja, 25 vjeç dhe Erion Çarçani, 29 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan në mëngjes në zonën e quajtur “Bërryli”. Të njëjtat burime thanë se 29 vjeçarit Çarçani iu bllokua 2.3 gram kanabis sativa, sasi të cilën sapo ia kishte blerë Ervin Kajës. Policia gjeti sati tjetër lënde narkotike pas kontrolleve në banesat e të arrestuarve.

Akademia, shtohet me 10 milionë lekë fondi për fjalorin “Enciklopedik”

Tiranë - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të djeshme, ka dhënë nj shtesë fondi prej 10 milionë lekësh, për të përballuar shpenzimet për botimin e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”. Fjalori është tepër i rëndësishëm, pasi çdo kërkues në fushën e shkencës e ka të domosdoshme t’i referohet vazhdimisht fjalorit për terma të ndryshëm që mund të hasë gjatë punës. Akademisë së Shkencave, i jepet kjo shtesë, në buxhetin e vitit 2008, nga zëri “Shpenzime operative”. Botimi për fjalorin “Enciklopedik” kërkon një shumë të madhe parash.

Gjykata merr vendim për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Ilir Koçiajt

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi të mërkurën konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Ilir Koçiajt, i akuzuar dhe nën proces gjyqësor për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
Trupi gjykues vendosi konfiskimin e dy apartamenteve me sipërfaqe 130 m dhe 80 m katrorë se bashku me mobilimin e brendshëm të tyre, si dhe të dy garazheve, prone e tij ne Tiranë. Ilir Koçiaj është një nga të arrestuarit kryesorë të operacionit të koduar Poter Al, i organizuar nga Policia e Shtetit në vitin 2006.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›