Policia e Goteborgut arreston Zylfije Haklajn
Shota ishte larguar nga Shqipëria pas 2 prillit të vitit 2002. Policia: Gruaja fshihej e maskuar si mashkull e në identitetet të rremë
Luan Kondi
TIRANË – Zylfije Haklaj, e kërkuar për vrasje, s’ishte parë që pas 2 prillit të vitit 2002 kur ekzekutoi Rasim Lumneshin në një lokal të qytetit verior të Bajram Currit. “Shota” ishte betuar se nuk do të martohej kurrë pa marrë hak për vëllezërit e vrarë, ndaj pas kësaj ngjarjeje u largua jashtë shtetit. Zylfije Haklaj është një nga dy motrat e familjes Haklaj në Tropojë, e njohur tashmë për tragjeditë që ka kaluar njëra pas tjetrës. Ajo është e para femër, e cila kishte deklaruar hapur se do të merrte hakun për vrasjet e katër vëllezërve, duke mos qenë e qetë deri në fund të jetës së saj.
Arrestimi
Ndërsa kryente procedurat për marrjen e azilit në Suedi, vajza e Haklajve është arrestuar nga policia e Goteborgut. 45 vjeçarja ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës në mungesë me 25 vjet burg dhe fuiguronte në listën e personave më të kërkuar nga Inperpol Tirana. Të bie në sy se Policia e Shtetit jep si version të arrestimit faktin se gruaja fshihej në Goteborg e maskuar si mashkull dhe në identitetet të rremë, ndërsa mendohet se ajo mund të jetë vetëdorzuar ashtu siç bëri edhe vëllai i saj Hamdiu, më 12 mars të vitit 2007. Në të njëjtën mënyrë, për të mos u ekstraduar në Shqipëri, kanë vepruar edhe Orik Shyti, Altin Arapi, Aldo Bare dhe Izet Haxhia.
Ngjarja që vuri nën akuzë
Më 2 prill 2002, Rasim Lumneshi, një emër i njohur, u bë viktima e radhës e “Dosjes Tropoja”. Lumneshi familjarisht ishte larguar nga Tropoja që në vitet 90-të, dhe madje kishte kohë që nuk e vizitonte vëndlindjen e tij. Askush nuk mundet të thotë se pse ai u bind të hynte në Bajram Curri mëngjesin e 2 prillit 2002. Ai kishte qenë në kosovë dhe ishte kthyer prej andej në shoqërinë e disa miqëve të tij nga Tropoja. I garantuar prej miqve duket se Rasimi e kishte humbur vigjilencën për të cilën ishte shquar gjithmonë. Ndërsa po shijonte kafen nën shoqërinë e miqve në mes të Bajram Currit, lajmi i ardhjes së tij mbërriti në Kërnajë. Mësuesja 37 vjeçare, Zylfije Haklaj, sapo mori vesh lajmin, ajo nuk humbi kohë, por nxitoi të mbante premtimin që pati bërë mbi varrin e vëllait, Yllit. Lokali ku qëndronin të ulur dhjetë burra të gjithë me armë në brez, ishte afro 100 metra larg. Rreth orës 10:15 minuta Zylfije Haklaj ndodhej vetëm 10 metra larg tavolinës së Lumneshit. Ajo vetëm zbërtheu pallton dhe nga poshtë saj nxori kallashnikovin, të cilin nuk e hoqi nga supi, por hapi zjarr direkt duke qëlluar një nga një. Të shtënat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit. Ndërsa Hysni Biberi dhe kryetari i gjykatës së Tropojës, Kujtim Dusha mbetën të plagosur.
Atentatet
5 janar 1998
Vriten Shkëlqim Haklaj e Artur Demiri. Shkëlqimi po kthehej nga Qafë Prushi, ku kryente detyrën e punonjësit të policisë
Më 6 maj 1999
I bëhet atentat Fatmir Haklajt me mina me telekomandë. Fatmiri plagoset, ndërsa vdes Eduart Haklaj
Më 5 korrik 1999
Përsëri mina me telekomandë në makinën ku ishin vëllezërit Haklaj, por nuk pati viktima
Më 4 gusht 1999
Atentat me mina që shkaktoi vdekjen e Halil Haklajt e Feriz Kërrnajës, plagoset Fatmir Haklaj
Më 4 nëntor 1999
Në Bujan të Tropojës vritet Fatmir Haklaj, Sami Kërrnaja dhe plagoset Jaho Salih Mulosmani
Më 3 dhjetor 2000
Një grup komandosh me uniformë ushtarake ekzekutuan me snajper nga një distancë e largët Ylli Haklaj
Më 8 maj 2002
Vriten në qendër të qytetit vëllai i Muharremit, Elez Haklaj me të birin Cen Haklajn
17 Prill 2008